Dekriminalizimi, Braho kritika Felajt: Duhet të sillte pr/ligjin e qeverisë
Komisioni i Posaçëm për dekriminalizimin diskutoi sot draftin e propozuar nga Partia Demokratike.Mazhoranca përmes nënkryetarit të Komisionit, Taulant Balla, e cilësoi variantin e opozitës në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.Ai insistoi se projekligji i qeverisë për dekriminalizimin i jep zgjidhje çdo pretendimi. Sipas tij Komisioni e ka ezaurur mandatin e tij dhe Kuvendi duhet të shprehet për variantin e duhur të një ligji për dekriminalizmin.Por nga ana tjetër edhe opozita insiston te drafti i saj, duke i kujtuar mazhorancës se kanë edhe një marrëveshje mes tyre për të dalë në një variant të përbashkët.Ndërkohë deputeti i LSI-së, Spartak Braho, kritikoi Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila sipas tij duhet të sillte sot në Komision pr/ligjin e qeverisë për dekriminalizimin.Ai theksoi se nuk mund të ketë ligj për dekriminalizimin pa ndryshime kushtetuese.DiskutimetBalla: “Projekti i propozuar nga opozita duhet të respektojë procedurën normale, bie në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venencias. Sot qeveria miratoi pr/ligjin per emërimin në funksionet publike, është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. E pamundur te punojmë për nje variant të përbashket, mesa duket nga disponibiliteti. Pr/ligji i qeverisë i jep zgjidhje çdo pretendimi, t'i kërkojmë Kuvendit shqyrtimin me urgjencë të tij. I bëj thirrje opozitës të lexojë pr/ligjin tonë e amendamentet kushtetuese, Komisioni e ka ezaurur mandatin e tij.Kuvendi duhet të shprehet për variantin e duhur të një ligji për dekriminalizmin. Komisioni nuk mund të shqyrtojë ndryshimet kushtetuese, do ishte shkelje nga ne për çështje që nuk jemi te mandatuar”.Bylykbashi: “Kemi një marrëveshje mes shumicës e opozitës, çdo hap tjetër do ishte veprim i qëllimshëm në thyerjen e marrëveshjes. Pr/ligji ynë bazohet plotësisht tek modeli 'Severino' , pikë për pikë me raportin që miratoi Komisioni i Venecias”.Halimi: “Nuk ishte surprizë deklarata e shumicës në mbledhjen e sotme”Spartak Braho: “Duhet forcuar ligji për dekriminalizimin, Felaj duhet ta sillte sot në Komision pr/ligjin e qeverisë. Nuk mund të ketë ligj për dekriminalizimin pa ndryshime kushtetuese”.Vasilika Hysi: “Të mos diskutojmë kemi vullnet apo jo. Vullneti ekziston.Uluni bashkë edhe me konferencën e kryetarëve, diskutoni nismat”.Strazimiri: “Ndryshimet kushtetuese janë ndryshime ligjore.Kemi detyrimi të sjellim ndryshimet ligjore për dekriminalizimin, të marrim nismat e duhura ligjore, ju thoni po bëni propaganda”.Bylykbashi: “Puna e Komisionit do të vazhdojë.Qeveria nuk e ka tagrin të bëjë ndryshime kushtetuese.Të vazhdojmë punën për atë që u propozua formalisht”.