Lufta ndaj informalitetit, në industrinë detare 80% e punonjësve në të zezë
Sektori i industrisë detare së shpejti do të jetë në qendër të kontrolleve tatimore. Gjatë diskutimit në Komisionin e Shendetësisë së një drafti ligjor që lidhet me këtë industri pati debate mes deputetëve të shumicës dhe opozitës.Lufta kundër informalitetit në ekonomi ka prekur edhe industrinë detare. Në këtë sektor punojnë më shumë se 900 punonjës dhe 80% e tyre punojnë në të zezë.Kjo çështje u prek në komisonin parlamentar e shëndetësisë gjatë diskutimit të projekligjit " Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) "Për punonjësit detarë.Vokshi: Meqë Rama e ka nisur këtë fushatën e luftës kundër informalitetit, mbase është koha për të drejtuar sytë edhe për formalizimin e sektorit të detarisë. Absolutisht ne e kemi përgëzuar Kryeministrin, por të mos shkojë tek ato berberët dhe barinjtë por të shkojë tek ato që vërtet krijojnë informalitetin dhe gropën financiare prej 200 milionësh.Elson Thana: Kontrolli shtetëror portual kontrollon kushtet e anijes, sa persona anë të siguruar dhe sa kanë kontrata. Ne si administratë detare përgjigjemi nëse një detar ka dokumentacionin e plotë, që do të thotë ka pasaportën e detarit dhe një set minimal çertifikatash trajnimi.Më herët ky projektligj ishte në tryezën e Komisionit të Integrimit, por kryetarja e Komisionit, Majlida Bregu, e shtyu shqyrtimin javën e ardhshme me argumentin që në Komisionin Parlamentar duhet të jetë i pranishem edhe Ministri i Transporteve dhe jo vetem specialistë.