Rehabilitohen zonat e prekura nga përmbytja, forcohen argjinaturat e Vjosës
Për të shmangur situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e fillimvitit në zonën e Fierit, kanë nisur rehabilitimi i fshatrave të prekur, si edhe forcimi i argjinaturave të Vjosës.Prefekti i qarkut Fier, konfirmon se ndërhyrjet po kryen me fondin 600 milion lekë të vjetra të akorduar nga qeveria.Xhevit Bushi, Prefekti i Fierit: “Është rehabilituar rruga e fshatit Bishan që fillon nga kthesa e Qarrit. Është duke u realizuar dhe projekti për rrugën e Boçovës dhe të Bashkimit, rrugë të cila gjatë kësaj përmbytjeje dolën jashtë përdorimit dhe jashtë funksionimit”Ndërhyrjes i janë nënshtruar kanalet kullues, e vaditës të fshatrave pranë Vjosës. Ndërkohë fermerët shpresojnë që pastrimi i kanaleve t'u sjellë më shumë ujë për vaditje.Xhevit Bushi, Prefekti i Fierit: “ Po ndërhyjmë tek veprat që janë më emergjente dhe që krijojnë mundësinë e kullimit të tokave të kësaj zone, janë dhe mbrojtje për ujërat e tepërta që mundet të shkaktojë jo vetëm dimri por edhe dalja e lumit Vjosë nga shtrati”. Nga bllokimi i kanaleve kulluese si pasoje e vërshimit të vjosës, në shkurt të këtij viti ishin nën ujë për të pkatën një muaj rreth 140 ha tokë bujqësore në Varibop të njësisë administrative Cakran. Përmbytjeve nuk i shpëtuan as Levani apo Frakulla.
/Oranews.tv/