Reforma në drejtësi, Rama: Do fusim thikën në palcën e organizmit të korruptuar
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka premtuar një reformë me vullnet të hekurt në drejtësi në përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik.Edhe këtu drejtësia del në plan të parë për shefin e qeverisë që përdori shembuj me armë të ftohta.Edi Rama: “Duke ju siguruar që ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë një reformë në drejtësi që për herë të parë në këto 20 e ca vjet të shkojë përtej letrave, ligjeve të shkruara bukur për të futur thikën në palcën e organizmit të korruptuar e të kalbur të risisë sonë”Gjatë një takimi me përfaqësues të sistemit bankar në vend, Guvernatori i Bankës Qendrore Gent Sejko bëri me dije se niveli i kredive të këqia për muajin korrik ka pësuar një ulje me 4%.Gent Sejko: “ Për 6 mujorin e parë të vitit 2015 kjo vlerë ishte rreth 1 mld lekë. Procesi i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci i bankës është i shëndetshëm për bankën dhe i dobishëm për ekonominë pasi jep një pamje më reale të portofolit të kredisë së bankës”.Pavarësisht se kryeministri Rama nivelin e kreditimit me sistemin e drejtësisë dhe zvarritjen e proçesit të ekzekutimit të kolateralit ,ekspertët shprehen se kjo situatë vjen si pasojë e ekonomise në stanjacion.