Dekriminalizimi, Qeveria miraton ligjin: Mund të zgjidhen të dënuarit me dy vjet

Në pikun e diskutimeve të draftit të opozitës në Komisionin e ngritur me kërkesë të saj për dekriminalizimin, qeveria miratoi një projektligj për këtë çështje. Në të nuk përfshihen kërkesat e demokratëve për shenjat e gishtave dhe testin e drogës, ndërsa ka një tolerancë për zgjedhje në funksione drejtuese edhe të personave që janë dënuar deri ne dy vjet. Në këto kushte veprimtaria e Komisionit për dekriminalizimin vihet në dyshim, pasi konsensusi tani është më larg se kurrë.Qeveria prezantoi zyrtarisht projektligjin për dekriminalizmin e institucioneve shtetërore, duke e administruar në parlament paralelisht me draftin e opozitës që po diskutohet në Komisionin e dekriminalizimit. Felaj: “Ndalimi për të kandiduar, zgjedhur ose emëruar në funksione publike do të jetë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës që ata kanë kryer, në kuptimin që për veprat penale më të rënda, të nominuara shprehimisht në ligj dhe të gjendura në listën bashkëlidhur, ndalimi do të jetë përjetë.Ndërsa për vepra të tjera penale ose për dënime të caktuara, ndalimet do të jenë me afate si me poshtë:20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg për dënime që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cenojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve;10 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit në burg për personat që janë dënuar me jo më pak se dy vjet burg”. Ndryshe nga projekti i opozitës, draftligji i mazhorancës amniston të gjithë personat e dënuar më me pak se dy vjet burg si dhe nuk përfshin shenjat e gishtave dhe testin e drogës.Ja 79 krimet që ju ndalojnë të ushtroni funksione publikeTë majtët dhe të djathtët në këtë nismë kanë të përbashkët fuqinë prapavepruese që parasheh ndërprerjen e mandatit.Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, ishte krejt i qartë për përdoruesit e drogës në politikë, duke lëshuar këtë deklaratë.Braho: Nuk është gjë ajo të bëjmë test droge, është muhabet koti. Megjithatë e doni, hajt ta vëmë. Ka shumë që e kanë përdorur drogën jo vetëm nga ju, por edhe nga ne”.Ky vendim detyroi deputetët e shumicës ti bëjnë të qartë opozitës në Komisionin e dekriminalizimit të ngritur me kërkesë të demokratëve se as që kanë në plan të japin sygjerime apo të presin konsensus, pasi qeveria e ka ligjin e saj për këtë çështje.Balla: “Një gjë është e sigurt, që këtu ne bashkë të rrimë me ditë të tëra nuk do të gjejmë konsensus, kjo është e sigurtë. Nuk gjejmë dot konsensus. Ky Komision i Posaçëm e ka ezauruar mandatin e tij pasi është Kuvendi ai që duhet dhe seanca plenare që duhet të shprehet mbi variantin e duhur të një ligji për legjitimitetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në pozicione publike”.Bylykbashi: “Besoj që çdo tentativë, edhe ato që thatë ju nuk biem dakord, nuk është kështu, nuk ëhstë ashtu, janë  vetëm vazhdimi i asaj që është bërë deri më sot, tentativë për të bllokuar Komisionin ose për ta mbyllur këtë Komision”.Halimi: “ Nuk ju nxjerr mirë, tregon vetëm një gjë të qartë si Kristal, që nuk e keni seriozisht dekriminalizimin, se keni patur që ditën e parë. Dhe logjike është, nuk është se nuk e kuptojnë shqiptarët”.Kjo kthesë e papritur në proçesin  e hartimit të ligjit për dekriminalizimin, kur qeveria miratoi një projektligj në kohën kur po diskutohet drafti i opozitës zhbën krejt punën e këtij Komisioni, si dhe përpjekjet e demokratëve në këtë proçes. Pjesë nga deklarata e Ministres Felaj për projektligjin e qeverisëErmonela Felaj: Qeveria shqiptare miratoi në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave projektligjin për legjitimitetin e personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Nëpërmjet këtij ligji qeveria shqiptare i jep zgjidhje përfundimtare debaatit për dekriminalizmin. Fal kësaj nisme të qeverisë shqiptare dhe i frymëszuar nga ligji italian Severino dhe praktikave ndërkmbëtare qeveria shqiptare i jep mundësinë votuesëve   mundësinë për tu njohur me të shkuarën e secilit prej kandidtavëve që pretentojnë të emërohen apo të zgjidhen në funksione publike në Republikën e Shqipërisë.Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demorkacisë shqiptare. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar nga gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik dhe as  të fshehë të kaluarën e tij e tij të errët. Konkretisht Këshilli i Ministrave përmes këtij projekt ligji propozon:Ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie e këshilltarë në Këshillin Bashkiak, të emërohen në detyrën e kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione për të cilat voton parlamenti të gjitha të dënuarit brenda apo jashtë vendit  me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të kryera me dashje.Ndalimi për të kandiduar dhe për të zgjedhur do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krimet e parashikuara në ligj edhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendimi nga gjykata të shkollës së parë, pra vendime dënimi jo përfundimtare ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personal, ose është lëshuar një urdhër kërkimi nga një autoritet gjyqësor i huaj. Për këtë kategori personash ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhërit të arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajsisë. Në rast se do të rezultojë se të sipërshënuarit  janë zgjedhur apo emëruar apo janë duke ushtruar një funksion publik ata do të pezullohen nga cdo funksion deri në revokimin e masës së sigurisë, udhërit ndërkombëtar apo vendimit të pafajësisë.Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimit për të kandiduar, për tu zgjedhur apo emëruar në funksione publike do të jetë në përpjestim të veprës që ata kanë kryer.Për veprat penale më të rënda dhe më të rrezikshme, ndalimi do të jetë përjetë. Për vepra penale të tjera ndalimi do të jetë 20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg, për dënimet që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, 10 vjet nga përfundimi i dënimit të vuajtjes me burg, për të gjitha ata persona që kanë marrë burgim jo më pak se 2 vjet.Të dhënat do të vetëdeklarohen nga personat që duan të zgjidhenVerifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjedhjshmëri dhe për pakandidushmëri do të bëhët përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë.Mosplotësimi i formularit të kandidatit do të jetë shkak për mosregjistrimin nga KQZ apo për mosemërimin nga organi përgjegjës. Të dhënat e formularit do të jenë publike dhe titullari i të dhënave do të jetë përgjegjës. Edhe rezultatet e vetëdeklarimeve parashikohet se do të jenë publike dhe kjo shkon në vijë të drejtë me vijnë e projektet dhe rritjen e besimit të publikut.Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin edhe dnaj atyre që janë duke ushtruar funksion publike përmes të njëjtave instrumenta dhe deklarime dhe më pas verifikemeve. Mazhoranca do ta paraqese në Kuvend këtë nismë sëbashki me draftin për ti dhënë zgjidhje kësaj cështje me interes publik. Jemi gati të ballafaohemi me opozitëm mbi këtë projekt dhe të integrojmë në të cdo kontribut që është në përputhje me ligjin Severino.[caption id="attachment_580872" align="alignnone" width="640"]ministrja felaj Ne foto : Ermonela Felaj[/caption]/Oranews.tv/