Sërish përleshje mes emigrantëve dhe policisë hungareze në kufi me Serbinë

17:40 - Pamjet televizive tregojnë automjetet e policisë dhe ambulancat që mbërrijnë nga ana serbe e kufirit për të qetësuar tensionet.Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se disa njerëz kanë marrë trajtim mjekësor nga ambulancat serbe në vendngjarje.Shumë prej emigrantëve po vuajnë pasojat e gazit lotsjellës por një person është shfaqur me këmbë të gjakosur.“Ne u larguam nga luftrat dhe dhuna por nuk e prisnim të njëjtin brutalitet dhe trajtim çnjerëzor edhe në Europë,” tha Amir Hassan, emigrant irakien.Ministri i Jashtëm hungarez tha se i kkishte kërkuar Serbisë të veprojë kundër emigrantëve që sulmuan policinë hungareze në kufi.17:00 - Refugjatët u detyruan të provojnë rrugë të reja nëpërmjet Kroacisë për në veri të Europës sot (16 shtator) ndërkohë që policia hungareze hodhi gaz lotsjellës drejt emigrantëve që protestonin në kufi me Serbinë.Gazi lotsjellës është përdorur një ditë pasi Hungaria mbyll me gardh teli me gjemba kufirin me Serbinë dhe arrestoi qindra nga ata që ajo i konsideron emigrantë të jashtëligjshëm.Autoritetet hungareze mbrojtën veprimet e tyre duke thënë se “turma e emigrantëve nga ana serbe u bë shumë agresive dhe filloi të gjuante gurë, shishe dhe shkopa në drejtim të policisë. Disa arritën të kalonin dhe kufirin”.Policia hungareze tha për Reuters se disa emigrantë agresivë kishin arritur të kalonin portat kufitare.“Policia po merr masa ligjore për të mbrojtur kufirin hungarez shtetëror dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian,” thanë autoritetet në një deklaratë. Qindra njerëz janë mbledhur në pikën kyçe kufitare serbe në afërsi të qytezës hungareze, Roszke, dhe janë të përfshirë në një gjendje të tensionuar me policinë nga ana tjetër e kufirit.Shumica e emigrantëve duan të mbërrijnë në Gjermani nëpërmjet Austrisë.Pika kufitare Rozke është përdorur nga dhjetra mijëra emigrantë për të hyrë në zonën e Shengenit në Europë, e cila i lejon njerëzit të udhëtojnë në vende të ndryshme pa kufizime.Ndërkohë, Kroacia tha se do t’i hapë dyert emigrantëve për të udhëtuar për në veri të Europës, si një rrugë e re për ta.Më shumë se 150 emigrantë kaluan në Kroaci nëpërmjet Serbisë.• Drejtperdrejt nga Hungaria2C622EE600000578-3236418-image-a-15_1442414987286 2C62594800000578-3236418-image-a-23_1442416209636 2C623B7A00000578-3236418-image-a-18_1442415018509 2C62301700000578-3236418-image-a-19_1442415044970 2C62351E00000578-3236418-image-a-22_1442415093099 2C623B6A00000578-3236418-image-a-1_1442415258306 2C62364C00000578-3236418-image-a-3_1442415265432 2C624D8000000578-3236418-image-a-12_1442415812273 2C624E6C00000578-3236418-image-a-15_1442415820556 2C60D9E500000578-3236418-image-a-8_1442411071107horgos1 horgos2 horgos3 horgoss CPCBWMQWwAAB_nR