Shantazh dhe gjobë 50 mijë lekë sipërmarrësit, arrestohet punonjësi i OSHEE
Prokuroria e Matit proçedon penalisht një punonjës të OSHEE Dibër për shpërdorim detyre.Idriz Driçi, me detyrën specialist i OSHEE është arrestuar nga policia e Dibrës pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Dilaver Kurti, pronar prej katër vitesh i një aktiviteti privat i perpunimit te mermerit, ne Klos.Organi i akuzës bën me dije se Driçi sëbashku me katër persona të tjerë kanë shkuar me 15 shtator 2015 në ambientet ku ushtronte aktivitetin Kurti duke iu prezantuar si punonjës të OSHEE. Njëri prej tyre i ka shkëputur me pinca dy vula të matësit të energjisë.Më pas Driçi e ka kërcënuar se do ta fuste në burg nëse nuk do të paguante shumë prej 50.000 lekësh.I gjendur në këtë situatë, Dilaver Kurti ka bërë denoncimin në polici dhe në bashkëpunim me blutë kanë stimuluar dorëzimin e “gjobës”.“Ne Drejtorine e Policise se Qarkut Diber ka bere kallzim shtetasi D.K, i cili ben te ditur faktin se ai prej 4 viteve ushtronte nje aktivitet privat te perpunimit te mermerit, ne Klos, Burrel. Ne lidhje me kete aktivitet ai kishte permbushur ne menyre te rregullt te gjitha detyrimet nga O.SH.E.E. duke paguar te gjitha detyrimet per kontraten e furnizimit me energji elektrike”.Pasi policia ka regjistruar gjithçka me audio dhe video, ka bërë dhe arrestimin në flagrancë të punonjësit të OSHEE, teksa largohej me mjetin e tij dhe paratë që i kishte marrë shtetasit Kurti.“Me daten 16.09.2015, ora 09.40' dhe gjate ketij veprimi eshte fiksuar fakti se shtetasi D.K. i ka dhene shtetasit Idriz Driçi shumen prej 50.000 lekesh, te cilat jane marre nga ana e tij. Pas marrjes se kesaj shume shtetasi Idriz Drici eshte futur ne automjetin e punes dhe me pas eshte ndaluar nga ana e forcave te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Diber. Gjate kontrollit personal te tij i eshte gjetur shuma prej 50.000 lekesh qe i ishte dhene nga ana e shtetasit D.K. Nga ana e policise gjyqesore eshte kryer arrestimi ne flagrance i shtetasit Idriz Driçi, si i dyshuar per kryerjen e vepres penale te "Korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike” .