Tatimet: Bankat do detyrohen me ligj t'i deklarojnë pagat e qytetarëve
Bankat do të detyrohen me ligj që të deklarojnë pagat e punonjësve të bizneseve që kalojnë nëpërmjet tyre. Është ky një ndër ndryshimet ligjore që po diskutohet për t’u ndërmarrë në kuadër të aksionit informalitet për të ulur deklarimet e rreme që bëhen me pagat e punonjuësve për efekt të sigurimeve shoqërore. Lajmi u bë i ditur në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe nga drejtori i shërbimit të tatimpaguesve në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve Erion Prifti.Erion Prifti: “Një pjesë e mirë e bizneseve të gjitha transaksionet e tyre, pagat i kryejnë nëpërmjet bankave. Aktualisht legjislacioni nuk e favorizon administratën tatimore që të marrë informacion të detajuar ashtu siç duhet nga bankat deri në nivel personal. Po të shikosh praktikat e administratave moderne e kanë të lejuar që të marrin informacion të detajuar deri në nivel qytetari për paratë që lëvruan nëpër banka".Debate të ashpra ka pasur gjatë emisionit mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzuar qeverinë se nuk di të qeverisë, por me aksione ka futur në ngërc ekonominë dhe ka varfëruar qytetarët.[caption id="attachment_580970" align="alignnone" width="640"]
Ne studion e Ekopolitike[/caption]/Oranews.tv/