Lu: Për krimin fajtor të dy palët, Rama: Neveris modën e fajësimit njësoj
Kryeministri Edi Rama iu kundërvu shumë ashpër deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu që bënte njësoj fajtor si qeverinë ashtu edhe opozitën për situatën e krimit në vend.Duke folur në një takim masiv në Pallatin e Kongreseve (16 shtator 2015) të thirrur enkas për të prezantuar arritjet e luftës kundër drogës, shefi i qeverisë tha se ndjehej i neveritur nga kjo modë.Donald Lu: Si mazhoranca edhe opozita e kanë kritikuar njëra-tjetrën për lidhje me krimin. Më lejoni të them se të dyja palët e bashkëndajnë këtë problem. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të ngrihet mbi sherret e partive politike. Shqipëria ka nevojë që të gjithë udhëheqësit e saj të punojnë sebashku për të luftuar kriminelët trafikuesit e narkotikëve dhe zyrtarët e korruptuar. Shqipëria mund të mbështetet nga SHBA në këtë luftë historike.Menjëherë pas kësaj deklarate kryeministri Edi Rama ngriti tonet ndaj diplomatëve të huaj që fajësojnë të dyja palët në vend kur bëhet fjalë për kriminalitetin.Ai ishte i ashpër kur tha se ndjehet i neveritur nga kjo modë e sjelljes së të huajve në Shqipëri.Edi Rama: Ky është një operacion që ka prekur interesa kolosale. Nëse ne do të ndiqnim logjikën e opozitës dhe në rast se ne do të ndërtonim të njëjtën fabul, sepse është bërë modë këtu në Shqipëri edhe unë i mirëkuptoj edhe miqtë e partnerët tanë që e kanë përfaqësuar këtë modë se të gjithë janë njësoj, të dy palët kanë faj, të dy palët kanë shumë arsye për tu ndjerë keq para popullit shqiptar, etj etj, por s'po i hyj kësaj. Kjo është një modë që unë e kam neveritur dhe vazhdoj ta neveris. Nëse ne do të ndiqnim të njëjtën vijë logjike çfarë do të thoshim sot për ministrat e Brendshëm që sot predikojnë sikur të ishin ëngjëj të antidrogës së rënë nga qielli i virtyteve. Unë kam vetëm një besim që më mban në këtë betejë. Përtej konferencave, ekraneve e lapsave ka një popull që nuk ia ha qeni shkopin. Dhe unë i besoj atij populli që është spektator i teatrit aburd. Deklarata u bënë në Pallatin e Kongreseve sot më 16 shtator 2015, ku u prezantuan rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit. Kohët e fundit, mazhoranca është përballur me akuzat e opozitës për përfshirje me trafikun e lëndëve narkotike.[caption id="attachment_581501" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Edi Rama duke u pershendetur me Donald Lu[/caption]
/Oranews.tv/