Ponta kritikon Orban: Ngritja e murit ndaj emigrantëve, si Europa e vitit 1930
Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, ka kritikuar ashpër vendimin e homologut të tij hungarez Orban për zgjerimin e murit kufitar në lindje në drejtim të Rumanisë, një lëvizje e paralajmëruar më herët nga autoritet hungareze, me qëllim ndalimin e emigrantëve që hyjnë në territorin e saj për të vijuar më pas drejt vendeve perendimore europiane."Për fat të keq, sjellja e autoriteteve hungareze nuk ka asnjë lidhje me idenë e Europës. Gardhe, qen, policë dhe armë, kjo duket si Europa e vitit 1930. Ngritja e murit dhe transportimi i problemit në Serbi , Rumani , Kroaci dhe Austri, nuk ka asnjë lidhje me solidaritetin dhe politikën e fqinjësisë së mire,” u shpreh Ponta.Kurse presidenti rumun, Klaus Iohannis, gjatë fjalës së tij në parlament nuk foli për planet e reja hungareze, por tha se vendi i tij kundërshton kuotat e përcaktuara nga Bashkimi Europian për strehimin e emigrantëve.“Nuk po flasim për strehim, po për njerëz që duhet të integrohen në shoqëri, të arsimohen dhe të kënë një siguri sociale dhe vende punë. Pra një të ardhme të sigutë dhe afatgjatë. Unë nuk mendoj se ndërmjet partnerëve situata duhet të zgjidhet duke imponuar diçka , duke kërcënuar me sanksione. Ajo duhet të bëhet në marrëveshje të përbashkët. Unë mendoj se çdo shtet anëtar i BE ka të drejtë të ndërmarrë veprime në përputhje me situatën e tij, kapacitetin dhe mundësitë që ka” tha presidenti rumun.Por, pavarësisht nga dënimi dhe kritika e Rumanisë, ushtarët hungarezë, policë dhe inxhinierë po vijojnë me planin e zgjerimit të barrierës me tela me gjemba deri në kufirin me Rumaninë./Oranews.tv/