Rektori i universitetit të Tiranës paralajmëron protesta masive si në Kili
Ligji i arsimit i cili kaloi pa ndryshime në Komisionin e medias pas kthimit në Kuvend nga kryetari i shtetit ka shkaktuar një valë të re zemërimi në rradhët e akademikëve, duke shuar çdo shpresë për një reflektim të shqetësimeve të tyre në ligj. Rektori, Dhori Kule, ishte i ashpër dhe paralajmëroi protesta.Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, reagoi ashpër nga sjellja e shumicës së majtë në Komision, që nuk reflektoi me asnjë ndryshim në ligjin e arsimit të lartë gjatë diskutimit të dekretit të Presidientit që e ktheu sërish në Kuvend për rishqyrtim.Kule: Tarifat e studentëve do të vinë më pas nga goditja dhe shkatërrimi që do u bëhen Universiteteve publike. Për këtë ne e kemi të qartë, nëse do të kalojë në pavarësi nga e mirë publike, kthehet në e mirë private dhe nuk realizon funksionet që ka arsimi i lartë. Ne pushkë nuk kemi, kemi argumentat, idetë, mendimet, sugjerimet. Shpresonim të merreshin parasysh”.Rektori paralajmëroi rritje të pakënaqësisë në rradhët e studentëve ndaj këtij ligjit në protesta masive.Kule: "Reforma që nuk u bë, ajo kiliane që para katër vjetësh nuk u realizua në Shqipëri, ky parashikimm dhe ajo që ka ky ligj, institucioni publik i pavarur është shumë më problematik, më i rrezikshëm dhe më shqetësues sesa ajo që ka ndodhur në Kili dhe që. Çdo vit, shikoni ne Kili, protesta studentësh, viktima në këto protesta”.Keto deklarata të ashpra si asnjëherë më parë, Rektori i bëri pas një marrëveshje me Shërbimin e Provës.