Përplasje për aksionin e tatimorëve në Shkodër, PD: Qeveria po ushtron terror ndaj biznesit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar së bashku me inspektorët e Shkodres në një aksion që ka përfshirë zonën vip të kryeqendrës së veriut. Të gjitha bizneset e lagjeve "Parrucë-Xhabije" kanë kaluar në sitën e tatimorëve dhe thuajse gjysma e tyre kanë rezultuar me probleme, që nga faturat e mallit, tek mungesa e liçensës, apo kasa fiskale, cka u shoqërua me masa ndëshkimore nga gjobë, deri në sekuestrim malli.Tregtarët të përballur me mbyllje të subjekteve të irrituar akuzojnë qeverinë, për strategjinë që po ndjek.Situata solli dhe reagimin e selisë blu në Shkoder që e cilësoi klimë terrori këtë që po ndodh pak para vizitës së kryeministrit.Helidon Bushati, deputet i PD: “ Terror tatimor, policor, qeveritar ndaj bizneseve në Shkodër. Janë vënë gjoba, janë sekuestruar dhe janë mbyllur biznese në qytetin e Shkodrës”.Aktualisht sipas të dhënave të drejtorisë së tatimeve, në 10 ditë kanë kaluar në ditë mbi 2 mijë biznese, nga të cilat 197 kanë rezultuar me probleme dhe janë përballur me sekuestro dhe gjoba.