Gjirokastër, nis aksioni për prishjen e objekteve pa leje

Zaptimi i hapësirave publike në Gjirokastër, ka sjellë nisjen e aksioni për shembjen e objekteve pa leje. Puna nisi me shembjen e shtesave të pallateve në lagjen "Zinxhiras", një nga më problematiket në qytetin e gurtë. Aksioni nuk pati kundërshtime nga banorët. Gjirokastër-Policia e Gjirokastrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe kthimit të tyre në shërbim të komunitetit. Vetëm në një ditë në një prej zonave më problematike sic është lagja "Zinxhira" u prishën rreth 30 objekte që rrethonin pallatet. Edhe pse të lajmëruar 10 ditë më parë, banorët nuk kishin marë asnjë masë.Shefi i policisë bashkiake Gramoz Llapi pohoi se do të shembet cdo objekt i paligjshëm, pasi prej vitesh bllokimi i hapësirave publike është kthyer në shqetësim për qytetarët.Në qytetin e gurtë janë në proces legalizimi shumë pak ndërtime të cilat priten t'i shpëtojnë shembjes.hapesirat pub;liek/Oranews.tv/