Serbia u dërgon notë proteste 44 vendeve përkrahëse të Kosovës në UNESCO
Kërkesa e dytë e Kosovës për t’iu bashkuar UNESCO-s pritet të kontestohet fuqishëm nga Beogradi.Tirana paraqiti një kërkesë të premten (11 shtator) për Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s për të vënë Kosovën në axhendën e sesionit të teorit.Kërkesa u mbështet nga 44 shtete të tjera anëtare nga 195 që janë në total.Por, Beogradi kundërshton çdo njohje të pavarësisë së Kosovës dhe argumenton se Prishtina ka dështuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe që prej përfundimit të luftës në vitin 1999.Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç pranoi se beteja kundër pranimit të Kosovës në UNESCO do të jetë e vështirë.“Ne jemi gati të luftojmë për këtë. Është e logjikshme që ne ta kundërshtojmë një vendim të tillë,” tha Daçiç.Daçiç i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon duke i thënë se kërkesa e Kosovës ishte e papranueshme sipas ligjit ndërkombëtar.Po ashtu edhe ministri serb i punës, Aleksandar Vulin tha se kjo kërkesë nga ana e Shqipërisë nuk i përmirëson aspak marrëdhëniet mes fqinjëve.“Më vjen keq për atë çka bëri Shqipëria. Kjo nuk e rikthen besimin në rajon dhe ka vende që nuk duan t’ja dinë se si ndjehet Serbia,” tha Vulin.Kërkesa e Shqipërisë vjen disa muaj, pasi zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Kosova kishte aplikuar për t’iu bashkuar UNESCO-s.