Në Bari tani ka "Rruga Shqipëria"
U inaugurua sot në ambientet e panairit Fiera del Levante të Barit në praninë e Kryeministrit shqiptar Edi Rama, një rrugë dedikuar Shqipërisë.Rruga "Albania" e pozicionuar në sipërfaqen prej 280 mijë metra katror të këtij ambineti, është një shenjë miqësie e përheshme që lidh qytetin e Barit me Shqipërinë.Të pranishëm në këtë ceremoni inagurimi ishin dhe Presidenti i Fiera del Levantes Ugo Patroni Griffi, Presidenti i rajonit të Pulias Michele Emiliano e kryetari i Bashkisë së qytetit të Barit Antonio Decaro."Kanë kaluar 24 vjet nga ajo ditë dramatike e 8 gushtit 1991 kur 10 mijë shqiptar zbarkuan në brigjet e qytetit të Barit, deklaroi gjatë ceremonisë së inagurimit të kësaj rruge kryeministri shqiptar Edi Rama, e sot Shqipëria ndërsa falenderon Italinë për ndihmën e dhënë që prej vitit 1991, dëshëron të prezantohet si një vend ndërkufitar i rritur mjaft në nivelin e demokracisë e dinamik në marrëdhëniet ekonomike në sektorin e infrastrukturës dhe në realizimin e gazsjellësit që lidh me rajonin e Pulias."

