5-vjeçarja me tumor, apeli për të ndihmuar Vjolën të jetojë
Të afërm të një 5 vjeçareje në Vlorë, që rrezikon jetën nga një formë e rrallë tumori në mushkëri apelojnë për ndihmë, pasi nuk i kanë mundësitë financiare për kurimin e sëmundjes. Vogëlushja mund të kurohet vetëm jashtë shtetit. Vlorë- E vogla Vjola Ademi, është e diagnostikuar prej një muaji me një formë të rrallë tumori në mushkëri. Nëna e vogëlushes, ndërsa rrëfen kalvarin e mundimeve që prej ditës kur u zbulua sëmundja e rëndë, apelon për ndihmë. 5 vjecarja mund të kurohet vetëm jashtë shtetit ku ndërhyrja kushton rreth 200 mijë euro, por familja Ademi nuk ka mundësi financiare."Analiza e biopsisë na tregon se gjëndja e saj është e rëndë. Rrezikon jetën. Ka bërë 3 kimio. Që më 21-22 gusht nuk mund të jetonte pa u bërë kimio” thotë e ëmaNë kopësht, shokët e shoqet e Vjolës kanë dhënë ndihmën e tyre modeste për të shpëtuar jetën e bashkëmoshatares.Edhe shokët e shoqet e saj të kopshtit i urojnë shërim të shpejtë5- vjecarja Vjola Ademi aktualisht kurohet në pavionin e Onkologjikut në qendrën spitalore " Nënë Tereza" në Tiranë.