Shkollat pa kasa, gjendet zgjidhja për shpërndarjen e librave shkollorë

Librat shkollorë të sekuestruar pak ditë më parë nga Drejtoria e Tatimeve të Vlorës, do të rikthehen te distributorët.Drejtorja Pranvera Resulaj sqaroi se është rënë dakord që çdo libër i shitur të shoqërohet me dëftesë financiare e kjo mandej të reflektohet në sistemin fiskal.Pranvera Resulaj: “Për shkak të pamundësisë që të gjitha shkollat të pajisen me kasa fiskale është rënë dakord që distributorët të përdorin dëftesa tatimore pastaj të reflektohen në sistemin fiscal ku transferohet shuma e xhiros ditore”Ndërkohë në kuadër të aksionit ndaj informalitetit në terren janë konstatuar 214 biznese me shkelje kryesisht për mospërdorim kase dhe mosdeklarim të ardhurash./Oranews.tv/