Banesat rome, Gjermeni: Nga projekti kanë përfituar 60 familje

Ministrja e e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjrmermeni ka inspektuar lagjen ku janë përqendruar banorë të komunitetit rom në Elbasan, të cilëve u janë rikonstruktuar banesat  falë investimeve të Fondit te Zhvillimit te Rajonit.Egalantina Gjermeni: Realisht janë 25 banesa që janë rehabilituar por përmes kanalizimeve dhe sistemimeve kanë përfituar 60 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, dhe në këtë fushë unë jam e kënaqur me bashkëpunimin sidomos për faktin se, qoftë në përzgjedhjen e banesave që ishin më në nevoje qofte ne procesin e rehabilitimit të projektit dhe familjet rome dhe egjiptiane kane qene te perfshira ne kete proces. Dua të theksoj edhe faktin që bashkia e Elbasanit është një nga 5 bashkitë pilot që projekti i qeverisjes vendore, USAID po mbështet në hartimin e planit të përgjithshëm vendore, pra krahas 26 bashkive qe ne si qeveri po mbështesim, 5 bashki të tjera mes tyre dhe e Elbasanit po mbeshtet nga USAID.Teksa ka vijuar inspektimet në fushën pranë pallatit të sportit dhe më pas u ndal tek rrugët e rikonstruktuara të Elbasanit, Eglantina Gjermeni vlerësoi potencialet turistike, si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonës./Oranews.tv/