BE presion financiar ndaj shteteve që refuzojnë kuotat e emigrantëve

Pasi Ministrat e BE-së dështuan dje të arrinin marrëveshje për shpërndarjen e emigrantëve, Gjermania ka ashpërsuar gjuhën ndaj shteteve që refuzojnë kuotat. Numri dy i kancelarisë gjermane Sigmar Gabriel tha se BE duhet të ushtrojë presion financiar ndaj atyre vendeve që nuk po pranojnë të marrin më shumë përgjegjësi në këtë kohë krize.Gjermania i ka sugjeruar Bashkimit Europian të vendosë nën presionin financiar shtetet anëtarë që nuk pranojnë kuotat e emigrantëve.Paralajmërimi është bërë nga zëvendës/kancelari gjerman Sigmar Gabriel një ditë pasi Ministrat e Brendshëm të BE-së nuk arritën gjuhën e përbashkëpt për ndarjen e 120 mijë emigrantëve.Sipas tij dje Europa u bë qesharake."Gjermania nuk do të shërbejë më si një taksapaguese kryesore e Europës, të gjithë janë pjesëmarrës aktivë kur flitet për të përfituar para, por askush nuk bën pjesën e tij kur flitet për përgjegjësi”, tha Sigmar Gabriel.Sipas tij nëse vijohet me këtë qëndrim, atëherë do të ishte fundi i themeleve të financimit.Vendet ish-komuniste refuzuan kuotat për emigrantët në takimin e Ministrave të Brendshëm, ndërsa pritet që marrëveshja për shpërndarjen e tyre të arrihet në Samitin e 8 tetorit të liderëve të BE-së.Mogherini thirrje në PE për më shumë përgjegjësiNdërkohë përfaqëuesja e lartë e BE-së, Federika Mogherini, ndërsa përsëriti apelin për mirëkuptim mes vendeve anëtare, tha se kriza e klandestinëve po rrezikon mijëra jetë personash por edhe ekzistencën e BE-së.Para Parlamentit Europian ajo tha se BE ka isntrumentat dhe përgjegjësinë për të vepruar.Ndërkohë në Mesdhe u shënua një tjetër tragjedi, ku të paktën 22 persona humbën jetën mes Turqisë dhe Greqisë, pasi anija më të cilën ata udhëtonin u përmbys.Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin në breg 211 persona të tjerë.Më shumë se 500 mijë emigrantë kanë hyrë në Europë në vendet e Bashkimit Europian në 8 muajt e parë të këtij viti, ku 156 mijë vetëm gjatë muajit gusht.