Hungaria shpall emergjencën në dy rajone, arreston 174 klandestinët e parë

Hungaria ka deklaruar gjendjen e emergjencës në dy rajonet jugore ndërsa kanë hyrë në fuqi ligjet e reja që ndalojnë kalimin ilegal të kufirit nga emigrantët.Sipas legjislacionit të ri, policia tani do të arrestojë këdo që kalon gardhin me tela dhe gjemba në kufirin me Serbinë. Deri në orët e para të pasdites më shumë se 174 klandestinë u arrestuan.Ndërkohë numri i emigratëve në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë po rritet nga ora në orë. Një pjesë e mirë e tyre kanë kaluar natën nën tenda apo në qiell ta hapur në pritje të vijimit të rrugëtimit.Gjatë mesditës u shënuan edhe tensione në kufi pasi qindra emigrantë tentuan të kalonin gardhin duke u munduar të kalonin në anën tjetër, ndërsa një pjesë e tyre nisën një grevë duke refuzuar ujin dhe ushqiminNdërkohë për situatën reagoi edhe komisioni europian. Zëdhënësja e komisonerit të Emigrimit Dimitris Avramopoulos, tha se BE u ka kërkuan autoriteve hungareze të japin shpjegime për ligjet e rejaPolicia hungareze tashmë do të dërgojë në qendrat e regjsitrimit të gjithë azilkërkeusit, por ata që nuk kanë dokumentat e duhura do të kthehen mbrasht në Serbi.Sipas ligjeve të reja do të ndëshkohen me burg apo deportohen edhe ata që dëmtojnë gardhin me tela dhe gjemba përgjatë kufirit me Serbinë. Të gjithë ata që kalojnë në mënyrë të paligshëm kufirin do të gjykohen nga një trupë prej 30 gjyqtarësh dhe rrezikojnë deri në 3 vite burg.Sipas autoriteve hungareze më shumë se 9 mijë emigrantë kaluan kufirin deri në mbylljen e tij në mesnatë, një rekord i ri ky për Hungarinë. Deri tani në këtë shtet kanë hyrë 200 mijë emigrantë të cilët më pas kanë vijuar rrugën për në Austri apo shtetet të tjera të BE-së.migrant2_3440222b/Oranews.tv/