Tahiri: Luli e Muli sot kampionët e akuzave, dje kampionë të dështimit
Një histori suksesi e quajti ministri i Brendshëm luftën kundër kultivimit të parcelave me kanabis në Shqipëri në dy vitet e qeverisjes "Rama", 2014- 2015.Shifrat e Guardia di Financa e konfirmojnë ndërsa shrpehu vendosmërinë për të vijuar luftën kundër këtij trafiku, njerëzit e të cilit në pamundësi më ta bëjnë "serbes" - siç tha ministri- nga toka e deti zgjedhin çmendurira me avionë.Në Pallatin e Kongreseve ku mbahet aktiviteti dhe ku janë të pranishëm dhe ambasadorë të huaj dhe kryeministri Edi Rama, ministri Tahiri i quajti të turpshme akuzat e opozitës e cila kur ishte në qeveri nuk e luftoi atë. Ministri solli dhe shifra konkrete të luftës kundër kultivimit të drogës ndër vite.Kryetarin aktual të opozitës Lulzim Basha, dhe deputetin Flamur Noka, sot "kampionë më spektakolarë të akuzave ndaj policisë sa herë policia bën sukses", dje kur mbanin postin e ministrit të Brendshëm, i quajti " kampionë të dështimit"Saimir Tahiri: “Këtë vit janë shkatërruar 690 mijë rrënjë kanabis. Tregues i suksesit të padiskutueshëm i policisë së shtetit me ndihmën e vyer të Guardia di Financa. Vitet që është shkatërruar më pak në historinë e luftës së shtetit kundër drogës janë vitet 2010, kur ishte ministër Lulzim Basha, gjithsej 37 mijë rrënjë. Viti 2011 kur në gjysëm e parë ishte ministër Basha dhe më pas Bujar Nishani janë gjithsej 21 mijë rrënjë. Në 2012 kur ministër ishte Flamur Noka u shkatërruan gjithsej 33 mijë rrënjë. Për të mos folur për 2013, sepse statistikën e përmirëson dukshëm 3 mujori i fundit kur ne morëm pushtetin. Nuk e ekzagjeroj fare nëse them se Luli e Muli kanë qenë dy kampionët më spektakolarë të dështimit në luftën e shtetit kundër drogës si janë sot dy kampionët më spektakolarë të akuzave ndaj policisë sa herë policia bën sukses. Kuptohet kryeministër ishte Sali Berisha që edhe sikur të ulet e të mbledhë shifrat zyrtare të 8 viteve të punës së tij në luftën kundër drogës nuk kalon dot kurrë rezultatet tona vetëm të një viti qoftë të vitit që jemi qoftë të 2014”Lufta kundër drogës detyroi trafikantët të gjejnë rrugë alternative, deri me avionëTahiri: " Lufta jonë pa kompromis ka detyruar krimin të gjejë rrugë e shtigje alternative, duke mbjellë parcela fare të vogla kryesisht në toka pa pronarë shumë larg qëndrave të pabanaura dhe në mes të tokave pyjore. Ndryshe nga ajo që ndodhte dje ku parcelat nisnim buzë rrugës dhe nuk kursenin as oborret e shkollave. Kush kupton më thellë e kupton qartë se trafikantët bëjnë përpjekje të vazhdueshme të trafikojnë lëndë narkotike me çdo lloj mjeti, deri në çmendurira me avion, do të thotë se e kanë shumë më të vështirë ta bëjnë trafikun serbes përmes tokës e detit siç e bënin dje kur jo rrallë makina policie i shoqëronin për të çuar drogën deri në destinacion”Rama deklaroi dje Akuzat e Partisë Demokratike mbi qeverinë për përfshirje në trafikun e narkotikëve do të marrin të mërkurën përgjigjen e Kryeministrit.Kreu i qeverisë Rama përmes një njoftimi në fb ka njoftuar një konferencë për mediat në orën 11:30 të ditës së nesërme. (sot 16 shtator)Ai paralajmëron se do të sjellë prova dhe fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri.Rama në fb: “Neser ne 11.30 te gjithe do te mund te shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogen ne Shqiperi! Prova e fakte kuptimplota liveTv”.[caption id="attachment_580796" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580797" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580798" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580799" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580800" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580801" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580802" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption][caption id="attachment_580803" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Takimi ne Pallatin e Kongreseve[/caption] /Oranews.tv/