Gjermeni: Lejet e ndërtimit gati në fund të shtatorit
Brenda muajit shtator, qytetarët shqiptarë nuk do të duhet të presin më me peridha të gjata për tu pajisur me një leje zhvillimore. Kjo në sajë të Agjensisë për zhvillimin e territorit e cila pritet të bëhet funskionale këtë muaj. Në një instervistë për Ora News, ministre e zhvillimit urban Eglantina gjermeni shpjegon funskionet që do të ketë Agjencia e re në shkurtimin e afateve për marrjen e lejes së ndërtimit. E pyetur për "fatin" e projektit Durana apo sic njihet ndryshe planit të zonës ekonomike Tiranë- Durrës, Znj Gjermeni thotë se ajo do të finalizohet brenda këtij viti.1. Gazetarja: Zonja Gjermeni, në mbledhjen e datës 2 shtator të këshillit të ministrave u miratua vendimi për krijimin e agjensisë së Zhvillimit të territorit. Çfarë funksionesh do të kryejë kjo agjensi, dhe a do t'i shkurojë krijimi i saj procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit?Eglantina Gjermeni: “Me rishikimin e buxhetit ne kemi mundësi financiare për të krijuar agjencinë e re, agjencinë e zhvillimit të territorit, e cila do ketë fokus kryesor, rolin e sekretaritatit teknik për Këshillin Kombëtar të Territorit, do me thënë që të gjitha kërkesat për leje për investime me interes publik të kenë një process të përshpejtuar qofshin ato në fushën e turizimit, bujqësisë, industrisë duke i garantuar transparencë, shpejtësi, profesionalizëm investitorëve qofshin vendas qofshin të huaj, për t’i lehtësuar këtë process krijohet agjenci që do të fillojë të funskionojë brenda shtatorit. Përveç këtij roli, Agjencia e Zhvillimit të Territorit do monitorojë edhe procesin e dhënieve të lejeve nga njësitë vendore përmes aksesit dhe monitorimit të regjistrit të planifikimit të territorit”.2. Gazetarja:Po thoni që Brenda muajit shtator kjo Agjensi do të vihet në funskion të publikut?Eglantina Gjermeni: “Do të fillojë të funksionojë. Është kaluar vendimi në këshillin e ministrave dhe presim tani miratimin e strukturës, organikës dhe fillimin e funksionimit. Një pjesë e saj ka qenë pranë agjencisë së planifikimit të territorit, por ne menduam që kjo agjenci të jetë shumë e fokusuar me proceset planifikuese dhe me projekte pilote apo strategjike që njësitë vendore do të realizojnë. Duke i dhënë rëndësinë e duhur që kjo agjenci të funksionojë, menduam krijimin e një agjencie të re, e cila do të përshpejtojë procesin e dhënies së lejeve për investitorët edhe do të jetë një ndihmesë edhe për ministrinë, investitorët dhe qytetarët”.3. Gazetarja: Ministria e Zhvillimit Urban ka lançuar një projekt të rëndësishme siç është ai i hartimit te planit të zonës ekonomike Tiranë- Durrës apo e njohur ndryshe si Durana, por që ende nuk është realizuar. Në cilën fazë është projekti dhe kur do të konkretizohet?Eglantina Gjermeni: “Që me fillimin e punës, qeveria Rama mori disa angazhime të rëndësishme lidhur me procesin e planifikimit, zhvillimit urban, kontrollin e territorit. Dhe mendoj që nismat e para bëjnë një lloj dallimi me një zhvillim kaotik dhe spontan të territorit të mëparshëm. Por, duke qoftë prishur ndërtimet pa leje, qoftë duke vendosur kontrollin mbi territorin, dhe duke u futur në procese planifikuese me një rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit. Një nga nismat që u mor përveç hartimit të planit kombëtar është edhe hartimi për planin e zonës ekonomike Tiranë-Durrës, dhe plani ndërsektorial për bregdetin. Është konsideruar si zona ekonomike Tiranë-Durrës me rëndësi të jashtëzakonshme edhe me nivel kombëtar. Ndërkohë që Tirana e Durrësi janë afruar shumë po ky zhvillim nuk ka qenë as i kontrolluar as i orientuar në bazë të politikave planifikuese. Pretendojmë që përmes një dokumenti politikash që duam ta lançojmë brenda dhjetorit të japim orientimet lidhur me zhvillimet e kësaj zone, ku mund të ndërtohet, të tërhiqen shumë investime, ku mund të zhvillohet bujqësia, ku ka nevojë për çfarëdolloj ndërtimi ose funksioni që do ndikojë në zhvillimin më të mirë të kësaj zone dhe më të planifikuar”.4. Gazetarja: 26 nga 61 bashkitë e dala nga zgjedhjet e 21 qershorit do të marrin ndihmën e qeverisë për të hartuar planet e tyre zhvillimore. Si do të kryhet ky proces?Eglantina Gjermeni: “Hartimi i planeve të përgjithshme vendore është detyrim ligjor sipas ligjit të planifikimit të territorit por jo gjithmonë bashkitë arrijnë t’i realizojnë këto plane për shkak të mungesës së mjeteve financiare, mungesës së ekspertizës , ndërkohë që tashmë me reformën territoriale janë krijuar njësi të reja administrative. Ne si qeveri morëm angazhimin që t’i mbështesim 26 njësi vendore me një proces të përshpejtuar të hartimit të planeve të përgjithshme vendore, qoftë përmes ndihmës financiare, qoftë përmes asistencës teknike. Për këtë, në radhë të parë ia dhamë idenë dhe takuam kryetarët e rinj të përzgjedhur për njësitë vendore. Prezantuam idenë, morën angazhimin dhe vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në këtë proces. Padyshim ndihma e qeverisë konsiston në asistencë financiare, në asistencë teknike dhe ekspertizë. Është një proces që ka nisur me takimin e parë dhe po realizohet tani përmes një tenderi ndërkombëtar që Ministria e Zhvillimit Urban ka hapur për të kërkuar ekspertizën më të mirë të huaj dhe lokale për të asistuar këto 26 njësi vendore për hartimin e planeve të përgjithshme vendore.5. Gazetarja: Përse janë zgjedhur vetëm 26 bashki, cili ka qenë kriteri i përzgjedhjes së tyre?Eglantina Gjermeni: Padyshim ka një shtrirje në të gjithë Shqipërinë, spektër politik të përfshirë me të gjitha subjektet e përzgjedhura, pa dallim politik. Por duke parë njësitë vendore të cilat kanë potenciale të jashtëzakonshme që ndikojnë në zhvillimin ekonomik social jo vetëm të këtyre por dhe në nivel kombtar. Janë zgjedhur 26, 5 njësi të tjera po asistohen përmes projektit të qeverisjes vendore të USAID dhe ata po punojnë paralelisht për hartimin e planeve të përgjithshme vendore. Për njësitë e tjera do mundohemi që t’i asistojmë nga ana teknike, që ata të mund të parapërgatisin hapat apo informacionet që duhen për planet e përgjithshme vendore. Ne si ministri dhe agjencia kombëtare e planifikimit të territorit, ndërkohë që do të shohim mundësinë që qoftë përmes buxhetit të shtetit qoftë përmes donatorëve në një fazë të dytë për të ndihmuar dhe njësitë e tjera vendore. /Oranews.tv/