Linjat ndërqytetase, Haxhinasto: Gjoba për linjat që nuk lëshojnë bileta
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi masa të rrepta për linjat e transportit ndërqytetas, pas konstatimit se gjysma e tyre operojne në zonë të pandershme konkurence. Zyrtari i qeverisë njoftoi gjatë një inspektimi në parkun e autobusave në kryeqytet dhe ndëshkime financiare për mungesën e biletave. Ministria e Transporteve, brenda pak ditësh do të dorëzojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore si perpjekje për të luftuar informalitetin në linjat e transportit ndërqytetas.Haxhinasto paralajmëroi masa drastike, duke argumentuar se 50 përqind e linjave janë të panevojshme dhe produkt i konkurencës së pandershme.Haxhinasto: Përveç çështjeve të biletimit janë edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me liçensimin, realizimin e aktivitetit ekonomik sipas liçensave që kanë operatorët. Pra ata që kanë autobus do të bëjnë transportin ndërqytetas, ata që kanë taksi do të bëjnë shërbimin taksi. Po kështu ka edhe elementë të tjerë që kanë të bëjnë me transferimin e pronësisë së mjeteve, kanë të bëjnë me importimin e mjeteve.Shqetësimi për konkurencë të pandershme Ministrit të Transporteve, iu përcoll dhe nga drejtuesit e autobusave.“Problemi ynë kryesor është informaliteti i furgonave.Tani edhe gratë kanë dalë me vetura dhe punojnë Tiranë-Vlorë”.Shefi i dikasterit të transporteve tha se reforma në linjat ndërqytetase synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ndërkohë për të gjithë ata që nuk pajisin me biletë udhëtarët, paralajmërimi ishte i qartë.Haxhinasto: Do ta kemi akoma më të rëndë gjobën. Sipas kodit e keni deri në heqje liçense. Kështu që nuk ja vlen barra qerasë të bësh evazion.Më herët Ministri i Tansporteve, Edmond Haxhinasto, ishte në Komisionin parlamentar të Ligjeve ku prezantoi projektligjin për miratimin e kontratës konçensionare, për ndërtim dhe shfrytëzim të një porti në Porto Romano në Durrës.[caption id="attachment_580091" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Edmond Haxhinasto[/caption]/Oranews.tv/