Mesazhi i Bashës nga Brukseli: Beteja për votën e lirë nis nga dekriminalizimi
Beteja për dekriminalizimin duhet të fitohet sepse është nyja gordiane ku lidhen të gjitha problemet e tjera të Shqipërisë si vota e lirë. Ky ka qenë shqetësimi kryesor i ngritur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, të cilët kanë diskutuar për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri.Në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka shprehur shqetësimin për standartet e zgjedhjeve në Shqipëri.Referuar raportit të OSBE/ODIHR, ai tha se kjo është hera e parë pas 13 vjetësh që Shqipëria shënohet si vendi që nuk garanton votën e lirë të qytetarëve.Basha: “Ky është një konkluzion jashtëzakonisht damkosës për vendin dhe kjo damkë e rëndë e prapakthehut demokratik të vendit është vepër e Edi Ramës dhe Ilir Metës të cilët në vend të një gare të ndershme mes partive politike, me 21 Qershor përballën qytetarët dhe opozitën me forcën e plotë të një makinerie shtetërore të fortifikuar me ndihmën e krimit, bandave dhe parave të drogës e korrupsionit”.Jashtë diskutimeve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, nuk mbeti dhe çështja e dekriminalizmit.Sipas kreut të demokratëve, pa zgjidhjen e këtij problemi, nuk mund të bëhet fjalë për të adresuar problemet e tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.Basha: “Edi Rama i cili është shënuar si arkitekti i kriminalizimit të politikës dhe administratës së lartë. Tashmë po shënohet si personi që po bën gjithçka për ta bllokuar dekriminalizimin”.Shefi i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Bruksel, takoi europarlamentarët raportues për Shqipërinë Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, zyrtarë të lartë të Komisionit dhe institucioneve të tjera europiane, të cilëve u ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të nisur procesin e dekriminalizimit.[caption id="attachment_580255" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Lulzim Basha[/caption]