PD: Krahu i djathtë i Tahirit, i përjashtuari dy herë nga policia. Reagon Ministria
Partia Demokratike dhe Ministria e Brendshme janë përplasur sot në distancë me deklarata publike, lidhur me rekrutimet në polici.Fillimisht ishte selia blu që përmes deputetes, Mimoza Hajdarmata, e cila denoncoi emërimin e Anastas Meçit si inspektor në Ministri, i cili sipas saj është përjashtuar dy herë nga radhët e policisë për shkelje të rënda.Sipas Hajdarmataj, përjashtimet janë bërë në vitet ’96 dhe 2001 për falsifikim provash dhe abuzime me armatimin.“Sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda, është krahu i djathtë i Ministrit të Brendshëm.Pikërisht, me të tillë persona, Ministri Tahiri mbyll aferat e tij dhe kujdeset për bizneset e tij kriminale. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit, për lidhje me bandat e trafikut të drogës”.Në përgjigje të akuzave ka ardhur dhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, ku përmes një deklarate për mediat thekson se dy rastet e largimit të zotit. Meçi janë për motive politike.Nga ana tjetër Ministria sqaron se Meçi nuk punon në Policinë e Shtetit por në Administratën Publike, dhe jo në varësi të Ministrit të Brendshëm, siç deklaron PD-ja.Denoncimi i PD-sëNjë nga njerëzit më të afërt të Ministrit të Brendshëm, Anastas Meçi, inspektori i tij personal që ka në fakt më shumë pushtet se sa i jep detyra dhe ligji, është përjashtuar dy herë nga policia e Shtetit për shkelje të rënda.Fillimisht u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Ai u akuzua se falsifikoi provat në djegien e magazinës së armatimeve në Peqin, në vitin 91.Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i Përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e Policisë. U kap me abuzime me armatimin, kur ishte shef i sektorit të grumbullimit të armëve në komisariatin e Kuçovës.Kemi këtu dy shkresat zyrtare për inspektorin e Tahirit.Por sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda, është krahu i djathtë i Ministrit të Brendshëm.Pikërisht, me të tillë persona, Ministri Tahiri mbyll aferat e tij dhe kujdeset për bizneset e tij kriminale. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit, për lidhje me bandat e trafikut të drogës.Oficerë të larët të Policisë kanë dhënë prova e dëshmi të implikimit të drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës.Faktet tregojnë se Tahiri ka inkriminuar kupolën e rendit dhe lidhjet e tij me krimin janë tronditëse. Ka vetëm një rrugë, largimi i tij dhe hetimi i plotë nga drejtësia. Reagim i Ministrisë së Punëve të BrendshmeLidhur me deklaratën e PD-së, për rikthimin në detyrë të z. Anastas Meçi, për shkak se është përjashtuar dy herë nga rradhët e Policisë së Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:
- Meçi është larguar nga Policia e Shtetit në vitin 1996 me urdhër të ish-Ministrit të PD-së, Agron Musaraj, për motive politike.
- Meçi gëzon statusin e nëpunësit civil dhe i plotëson të gjitha kriteret për t’u rekrutuar në Administratën shtetërore.