Përmbytjet në Ish-Kënetë, banorët: Asnjë masë parandaluese s'është marrë

Banorët e zonës së Ish Kënetës ngrenë shqetësimin e përmbytjeve pasi jemi futur në stinën e vjeshtës. sipas tyre mjafton 5 minuta shi dhe nga mosfunksionimi i kanaleve kulluese, uji u përmbyt banesatDurrës-Banorët e zonës së ish-kënetës në Durrës i druhen faktit se banesat e tyre do të përmbyten sërish me ardhjen e stinës së reshjeve. Pavarësisht përmbytjeve të shpeshta, në këtë zonë nuk është marrë asnjë masë parandaluese. Kanalet e ujërave të larta nuk janë pastruar.Sipas banorëve, pavarësisht premtive elektorale, pas zgjedhjeve në zonën e tyre nuk ka shkelur asnjë zyrtar dhe nuk është marr asnjë masë.Prej shumë vitesh qyteti bregdetar i Durrësit përmbytet me pesë minuta reshje./Oranews.tv/