Vrau shokun se i ngacmoi gruan, 35 vjet burg Azem Ukës
1 vit pas ngjarjes së rëndë në Mirditë ku mbeti i vrarë Brion Kaçori si dhe plagos rëndë bashkëshortja e tij, Gjykata e Lezhës ka dënuar me 35 vite burg autorin e këtij krimi, 29-vjeçarin Azem Ukaj.Pas 6 seancash gjyqësore, drejtësia më në fund ka vendosur për fatin e autorit të këtij krimi që tronditi zonën me 1 shtator 2014 .Menjëhere pas ngjarjes autori Azem Ukaj e ka pranuar krimin e kryer prej tij, duke shfaqur pendesë për atë çfarë ai kishte bërë.Në përfundim të hetimëve ka qenë organi i akuzës i cili ka dhënë pretencen për të akuzuarin, duke kërkuar që ai të dënohet me 35-vite burg.Duke para provat e paraqitura nga Prokuroria e Lezhës treshja gjykuese vendosi që të shpallë fajtor dhe të dënojë me 35 vite burgim Azem Ukën për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese me pasoje vdekjen e një personi” dhe “vrasjen e mbetur në tentativë të një personi tjetër me pasojë plagosjen”.Ndërkohë që më heret gjykata kishte pranuar edhe kërkesen e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar me pretendimin se menjëhere autori i ngjarjes e kishte pranuar krimin e kryer prej tij dhe është vetëdorëzuar në polici.Vendimi i gjykates ka irrituar së tepërmi familjarët, të cilët edhe më heret kanë hedhur akuza të forta në drejtim të sistemit të drejtëisë në Lezhë.Ka qenë babai i viktimes, Gjon Kaçorri, i cili ka kërcënuar me vetëgjygjësi, pasi asnjë nga dëshmitarët nuk është pyetur në lidhje me ngjarjen dhe gjithçka është bërë në interes të autorit të krimit.33-vjeçari, Brion Kaçorri, u qëllua me breshëri automatiku mesditën e 1 shtatorit të vitit 2014-të në oborrin e banesës së tij në fshatin Lufaj të Mirdites, ndërsa në këtë ngjarje mbeti e plagosur rëndë edhe bashkëhortja e viktimës Orjeta Kaçorri, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve ajo i shpëtoi vdekjes.Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të tre fëmijëve të mitur të çiftit Kaçorri, duke i terrorizuar ata, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes autori u arrestua nga policia në zonen e Matit në tentativë për tu arratisur.Pas arrestimit Azem Ukaj deklaroi para grupit hetimor se krimin e kishte kryer, pasi Kaçorri e kishte prerë në besë, duke i ngacmuar gruan, ndonëse bashkë ato ishin shokë fëmijërie dhe shkonin shumë mirë.