Thaçi: Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit me gjuhën që përdor ndaj Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka deklaruar të përditshmes së Beogradit “Danas” se ndihet shumë i lumtur për përkrahjen në të cilën ka ndeshur Kosova në këtë fillim të procesit për anëtarësim në UNESCO.Gjatë javës së shkuar 44 shtete kanë mbështetur kërkesën që Republika e Kosovës për anëtarësim në UNESCO të futet në agjendën e Këshillit Ekzekutiv, transmeton Koha.net.I pyetur se si i komenton reagimet e Beogradit zyrtar në anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, ai u përgjigj se “reagimet e Serbisë bien ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, e në disa pjesë janë po ashtu të papranueshme. Kemi dërguar nota proteste në të gjitha vendet anëtare për shkak të gjuhës që përdorin zyrtarët serbë, e cila është fare e papranueshme."