Projekti "Ujësjellësi rural" 24 milion euro investim, PD: Rrit kostot për të varfërit
Shumica dhe opozita u ballafaquan sot në Komisionin e Ekonomisë me argumentë të ndryshme lidhur me një marrëveshje që parashikon kredi për investime në rrjetin e Ujësjellësave në disa zona rurale. Demokratët shprehën habi për kredinë në një kohe kur buxheti sapo u reduktua me 2.8 miliard lekë në këtë zë.Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debate gjatë diskutimit të projektligjit për marrëveshjen e huasë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që parashikon investime në infrastrukturën e ujit të pijshëm me 24 milionë euro prej së cilës do të përfitojnë 75 mijë banorë të zonave rurale.Ervin Bushati: Synimi i projektit është përmirësimi me ujë të pijshëm të popullësisë si dhe marrja e masave plotësuese në rast se paraqitet nevoja, ndërkohë që tarifat që do të paguajnë konsumatorët do të jenë të tilla që të mbulojnë kostot e furnizimit me ujë.Opozita pranoi se projekti përmirëson kushtet e jetës së banorëve, por shtoi se kostot janë të papërballueshme për ata që jetojnë me ndihmë ekonomike.Bode: Kosto e përfitimit më duket pak ende jo optimale. Do të thotë që kemi investime në Ujësjellësa me kosto të lartë, çka do të thotë se do të implikojë çmime të larta të pagimit të ujit nga ana e qytetarëve.Tabaku: Shqetësimi jonë lidhet pikërisht me faktin se pse u shkuartuan 2.8 miliard lekë për Ujësjellësa, ndërkohë që mund të ishin plotësuese të fondeve që ka sot Fondi i Zhvillimit Shqiptar.Shehu: Qeveria duhet të ishte angazhuar që jo të pakësonte programin e Ujësjellësave, por të kompensonte koston që paguajnë njerëzit të cilët jetojnë me ndihmë ekonomike.Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se në projektin e investimit të Ujësjellësave në zonat rurale janë parashikuar të ardhura në buxhtetet lokale që pritet të vijnë pas reformës territoriale.[caption id="attachment_580226" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Komisioni i Ekonomise[/caption] /Oranews.tv/