3 litra qumësht dele shiten më pak se 100 lekë, fermeri i indinjuar e derdh në pusetë

Lush Ndoci është fermer nga fshati i Trushit, i cili bashkë me familjen jeton me blegtori dhe bujqësi.Këtë të martë, 15 shtator, nuk e ka nisur si ditët e tjera kur i drejtohej pikës së grumbullimit të qumështit për të dorëzuar prodhimin e marrë nga gjëja e gjallë, por ka vendosur ta hedhë atë në një pusetë në qendër të Shkodrës.Një formë proteste e fermerit nga Nënshkodra i cili në janar të 2010 u prek dhe nga përmbytja. Atëherë qeveria Berisha e kompensoi vetëm me 5 mijë lekë të rejaAi thotë se që prej nisjes së aksioneve kundër informalitetit, çmimi i qumështit të deles nga 75 lekë/ litri ka zbritur në 30 lekë. Për produktin në fjalë, baxhot kërkojnë edhe faturë origjine të mallit që fermeri nuk ka ku ta sigurojë.Lush Ndoci: Qumështin e dhisë e kemi shitur 45 lekë litri, 75 lekë të deles. Sot thonë sille me 30 lekë, sa qumështi i lopës. Kësaj i thonë të shesësh 3 kg qumësht të blesh një 1 bidon ujë.  Tre kg qumësht të shesësh për të blerë ujë?! Edhe nuk dalin të plotësosh 1 mijë lekëshin. Si jetojmë ne?! A di gjë kush si jetojmë ne?!Unë s’kam leverdi ta shes me 30 lekë kg. Enver Hoxha e kishte 30 lekë kur delet kishin shkuar në shterrje. Këta e bënë 75 lekë, tani duan ta marrin 30 lekë. Unë s'kam leverdi ta shes. Do e derdh në një pusetë që të mos e shkelin me këmbë. Për nxjerrjen e produktit final në këtë treg, që në këtë rast është qumështi, Ndoci thotë se puna që bëhet është e madhe dhe me kosto të lartë."Që nga punimi i tokës, mbajtja e bagëtive e deri tek sigurimi i ushqimit për ta, të gjitha i bëjmë pa asnjë mbështetje nga shteti dhe në fund produkti merret me çmim qesharak" shton ai."12 mijë lekë bën një plugim, 12 mijë lekë një diskim. Në thesin e nitratit shkruhet 50 kg por nuk është kurrë aq.  Kjo është hajni, e hajnia është tradhti ndaj vendit. P0pulli po ha tradhi e jo bukë”Një apel fermeri nga fshati Trush e ka edhe për Bashkimin Europian, e që lidhet drejtëpërdrejtë me situaten që po kalojnë shqiptarët.“Jetë e mërzitshme. E si nuk ka për të ikur jashtë shteti djali im kur nuk dorëzon qumështin?! I bëj thirrje Europës, mos i ktheni se shqiptarët janë më keq se në Siri. Hajde shikoni ku punojnë djemtë e mi"Të ardhurat e vetme për familjen Ndoci janë nga bujqësia dhe blegtoria, ndërsa puna në këtë sektor po rezulton e padobishme.Kompensimi per permbytjen sa te blesh karamele- Fermeri nga Nënshkodra në janar të 2010 u prek dhe nga përmbytja. Atëherë qeveria e Berishës i dha kompensim 5 mijë lekë të reja. Dhe fermeri vendosi të blejë një kuti me karamele t’ia shpërndante bashkëfshatarëve. E gjitha kjo në shenjë ironie dhe proteste ndaj demshpërblimit. “Mora 50 mijë lek të vjetra dhe thashë, po qeras më mirë nxënësit dhe banorët. Asnjë kokërr nuk coj në shtëpi, pasi vlera e dëmit ka qënë më shumë sesa më dhanë”.asd derdhje qumeshti3 derdhje qumeshti2derdhje qumeshti/Oranews.tv/