PD: Rama-Tahiri përgjegjësit për fshehjen e urdhër-arrestit të Mark Frrokut

Partia Demokratike ka akuzuar, dyshen Rama-Tahiri si përgjegjësit kryesor të fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për arrestimin e deputetin Mark Frroku.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Flamur Noka e lidhi këtë me procesin e dekriminalizimit, që sipas tij po e bllokon procesin.Flamur Noka: Skandali i fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku, po merr edhe më shumë erë, dhe tashmë kanë mbetur vetëm dy persona përgjegjës për këtë akt të rëndë të rënies së shtetit, të fundosjes së çdo standardi. Dy personat e vetëm përgjegjës që kanë mbetur tashmë në këtë aferë, janë Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Ky bashkëpunim në krim i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, është një nga episodet e inkriminimit masiv, dhe krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim.Ndaj Edi Rama i nxjerr pengesa dekriminalizimit, e bllokon atë. Por skandalet nuk do të mund të mbyllen asnjëherë. Sajmir Tahiri duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën hetimit për këtë rast dhe për të gjitha rastet e tjera të provuara për lidhjet e tij dhe perfshirjen në krim. Dekriminalizimi do të bëhet dhe përgjegjësit e akteve të rënda kriminale do të dalin para ligjit e drejtësisë./Oranews.tv/