Sezoni turistik rrit punësimin në Lezhë, Zyra e Punës: Kemi sërish vende të lira

Lezhe-Numri i të Punësuarve në rajonin e Lezhës ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë 6-mujorit të fundit dhe në këtë drejtim ka ndikuar sezoni turistik.Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Zyrës së Punës në Lezhë Fatmir Delishi, sipas të cilit sezoni turistik në bregdetin e Lezhës ka qenë mjaft i sukseshem  duke dhënë një impakt pozitiv në punësimin e mjaft përsonave.Fatmir Delishi: Punësimi në zonën turistike të Shëngjinit dhe Patokut ka qenë i kënaqshëm. Si 8-mujor të punësuar si punëkërkues të papunë janë 269 persona. Pushteti vendor personat që i ka me ndihmë ekonomike ti vërë në dispozicion të zyrave të punës.Drejtori i punësimit i ka bërë thirrje pushtetit vendor që përsonat që i ka me ndihme ekonomike ti veje në dizpozicion të zyrës së punes, pasi aktualisht në rrethin e Lezhës janë 150 vende puna të lira kryesisht për gjinine femerore.Aktualisht në rrethin e Lezhës numri i përsonave të pëpunë janë 3125, por shumë më i madh është numri i atyre që nuk janë të regjistruar në zyren e punësimit si të papunë./Oranews.tv/