Maxhoranca rrëzon dekretin e Nishanit për ligjin e arsimit të lartë

Mazhoranca në komisionin e edukimit rrëzoi dekretin e Presidentit për ligjin e Arsimit të lartë, i cili e ktheu për rishqyrtim. Deputetët e PS hodhën poshtë argumentat e kryetarit të shtetit se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe cënon pavarësinë univeristare ndërsa opozita njoftoi se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.Mazhoranca rrëzoi sot, 15 shtator 2015, dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit të arsimit të lartë duke i hapur rrugë votimit të ketij drafti në seancën e ardhshme parlamentare.Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk preferoi të komentonte qëndrimin e presidentit ndaj këtij drafti.Lindita Nikolla: Unë si ministre e Arsimit nuk kam tagër të komentoj dekretin e Presidentit"Relatorja e këtij projektligji Mimoza Hafizi tha se nuk do të ketë rritje tarifash, do të ruhet autonomia universitare dhe paratë e shtetit nuk shkojnë tek privatët.Mimoza Hafizi: "Në dekret pretendohet se ligji detyron tarifa të larta shkollimi në arsimin e lartë. Kujtojmë se të njëjtat tarifa janë prej vitesh dhe shteti nuk ka ndërhyrë të vendosë limite, pasi këto tarifa i rregullon tregu."Opozita shprehu shqetësimin se drafti nuk ka ndryshuar.Myqerem Tafaj: Për fat të keq qeveria zgjodhi rrugën tjetër. Ligji paraqitet ashtu siç ka qenë për të votuar. Ju keni shumicën e kartonave dhe mund ta bëniOpoizta do të dërgojë në Gjykaten Kushtetese ligjin e bindur se ai bie ndesh me Kushtetutën.Nikolla e Boçi debate për shkarkimin e 28 mësuesve në LibrazhdLargimi i 28 mësuesve të gjimnazit në fshatin Hotolisht të Librazhdit është bërë objekt debate sot në komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik.Deputeti i PD-së Luçiano Boçi akuzon ministrinë për zëvendësime politike, nga ana e saj ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaron se për herë të parë mësuesit nuk janë të përfshirë politikisht. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ka nisur grupet e inspektimit në terren për të verifikuar çfarë ka ndodhur në Hotolisht ndërkohë konfirmon edhe një element tjetër.Lindita Nikolla: Rasti i Hotolishtit po vëzhgohet. Inspektorët janë atje. Raportimi i Drejtoresësh Arsimore Librazhd është i tillë që ka qenë problem gangren i rrahjeve masive të mësueve në sy të nxënësve për të cilët ajo ka menduar një zgjidhje të tillë”Ministrja e Arsimit i kërkoi deputëve që bashkë me ta të shkojnë në shkollat ku raportohen këto ndërhyje politike për të marrë masat e nevojshme. Luçiano Boçi: Shumë mësues janë larguar nga shkolla ku punonin prej vitesh. Rastet janë jo vetëm në Librazhd por edhe në të tjera. Opozita i ka denoncuar, por Ministra nuk reagon. Rasti i fundit është ai i lëvizjeve të bëra nga DAR Librazhd. Sot në Hotolisht nuk behet mësim. Sot duhet të ulërinit nga kjo situate. Lindita Nikolla: E vështirë të zbehësh realitetin që gjetëm për emërimet. Shkojmë në Hotolisht dhe shikojmë situatën atje. Për herë të parë mësuesit nuk janë të përfshirë politikisht. Nuk kam heshtur për Hotolishtin, grupet e punës janë në terrenOra News mori prononcimin e mësuesve në Librazhd - Ora News ishte dje në Hotolisht ku mori prononcimin e dy mësuesve të gjimnazit por dhe reagimin e drejtoreshës arsimore rajonale të Librazhdit Fatbardha QatjaMësuesi: Unë kam vitin e 36-të të punës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që i gjithë stafi i një shkolle që nga drejtuesi dhe deri tek mësuesi edukator të largohen të gjithë nga shkolla. Nuk i di arsyet”.Mësuesja: “Kam qenë pjesmarrëse në konkursin që bëri Ministria e Arsimit pranë Drejtorisë Rajonale në Elbasan dhe jam përzgjedhur tek dyshja fituese. Tani për momentin unë jam e larguar nga puna pa asnjë lloj arsyeje”.Prindi i një nxënësi:Ne kemi fëmijët në vit të tretë dhe është gjynah që të na i marrin në qafë. Shumica e mësuesve këtu janë shumë shumë të përgatitur”. Fatbardha Qatja: “Aty është ushtruar dhunë. Nuk bëmë asnjë lloj ndryshimi përgjatë kohës së qershorit që ishte ky problem sepse e pamë të arsyeshme që proçsi duhet të vazhdojë deri në mbarimin e vitit shkollor.Dhe përgjatë pushimeve menduam që ata fëmijë meritojnë më të mirën”.12028952_10206468055074152_1542515333_n/Oranews.tv/