Legalizimet, Lame: Kemi tejkaluar planin vjetor me 140%. Ja prurjet më të mëdha
E ndërsa në disa institucione të rëndësishme që furnizojnë arkën e shtetit flitet për rënie të të ardhurave një tjetër institucion flet për realizimin e planit vjetor me 140%. Agjensia e Legalizimit të zonave informale thotë se prurjet më të mëdha në buxhetin institucioni që do të përdorët për kompensimin e pronarëve vijnë nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale ka tejkaluar planin e saj vjetor të mbledhjes së të ardhurave.Lajmin e bëri të ditur, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, gjatë një deklarate për shtyp, ku njoftoi se vetëm në periudhën janar- gusht 2015 u grumbulluan 1.4 miliard lekë të reja.Lame: “Për periudhën maj – dhjetor 2014, u arkëtuan 307 milion lekë. Ndërsa për periudhën janar – gusht 2015, janë arkëtuar 1,4 miliard lekë.Eshtë vendi të kujtoj se plani vjetor sipas buxhetit të shtetit ka qenë 1 miliard lekë dhe, me këto ritme pagesash, parashikojmë që deri në fund të vitit ai të realizohet mbi 160%”.Sipas Lames, Drejtoritë që kanë sjellë prurjet më të mëdha janë Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri.Lame: “Kontributin më të madh në arkëtimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë:Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana-1, në shumën 425 milion lekë.Drejtoria e ALUIZNI-t Durrës, 370 milion lekë.Drejtoria e ALUIZNI-t Vlorë, 133 milion lekë.Drejtoria e ALUIZNI-t Fier, 101 milion lekë.Drejtoria e ALUIZNI-t Tirana-3, 80 milion lekë.Drejtoria e ALUIZNI-t Shkodër, 72 milion lekë”.Deri tani, numri një i ALUZINI-t bën të ditur se shifra e objekteve të legalizuara shkon në 37 mijë, ndërkohë që qeveria ka lënë afat për deklarimet fundin e muajit shtator. [caption id="attachment_580031" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Artan Lame[/caption] /Oranews.tv/