Meta me homologun e Gjeorgjisë: Ju mbështesim në aspiratat euro-atlantike
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar në kryeqytetin e Gjeorgjisë me homologun gjeorgjian David Usupashvili.Gjatë takimit Meta garantoi se Shqipëria i mbështet plotësisht aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë si një orientim i qartë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit.Po ashtu Meta konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.Kryeparlamentari gjeorgjian Usupashvili vlerësoi mbështetjen dhe ndau bindjen e përbashkët se dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për hapjen e mundësive të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm.Në përfundim, Meta ftoi homologun Usupashvili për një vizitë zyrtare në Shqipëri.Kryetari i parlamentit Meta ndodhet në Gjeorgji në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare mbi transparencën parlamentare./Oranews.tv/