Shumica rrëzon dekretin e Nishatit në një seancë gallatash, ikën Kosta i PS-së

Komisioni i veprimtarisë prodhuese ka rrëzuar me 8 vota të mazhorancës  kundër 3 votave të opozitës dekretin e presidentit Nishani për ligjin e Turizmit që  e ktheu në kuvend për rishqyrtim.Ministri i Ekonomisë dhe sipërmarrjes Arben Ahmetaj propozoi rrëzimin e dekretit me argumentin se arsyet pse kryetari i shtetit ktheu ligjin e turizimit nuk qëndrojnë.Arben Ahmetaj: Ministri dha nje lajm optimist për industrinë e turizmit atë për uljen e tvsh-së në masën 10%, duke pranuar kështu një nga kërkesat themelore të këtij sektori. "Qeveria ka marrë vendim akoma jo në rrugë aktesh që të bëjnë ndryshimet në ulje të tvsh-së ndoshta 10%, 8% ose 5 %. Po bëjmë një analizë e debat brenda strukturave fiskale më pas në bashkëpunim me ministrinë e Financave do bëjmë propozimin.Megjithë rëndësinë e ligjit të turizmit dhe seriozitetin me të cilën e ktheu presidenti në kuvend, debati rreth dekretit nuk kishte deri në fund seriozitetin e duhur.Arben Ahmetaj: Unë e kam për kënaqësi ta frymëzoj zotin Bushati të djathtë. Në fakt mundohemi që në parlament ta frymëzojmë njëri-tjetrin në vazhdimësi dhe funksionon edhe në karikimin politik. Unë vetë jam i dhënë pas turizmit malor, nuk para dal në diell. Kështu që thënë kjo ushtroj edhe presionin tim personal aq sa mundem që të fokusohem tek turizmi malor. Kështu që mua me ke aleat nuk më ke kundërshtar në aspektin e zhvillimit të turizmit malor  Deputeti i mazhorancës Vladimir Kosta e braktisi mbledhjen për shkak të mungesës së seriozitetit me të cilin u trajtua dekreti i Presidentit.[caption id="attachment_580189" align="alignnone" width="640"]vladimir kosta _ Ne foto : Vladimir Kosta duke u larguar[/caption]Ky ligj u kthye për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani më 10 korrik 2015, pasi u miratua në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar.Nishani ktheu këtë ligj duke argumentuar tre arsye: Cënimi i Kushtetutës, autonomisë vendore dhe i të drejtës së pronës.dekreti per turizmin/Oranews.tv/