Arrestohen dy hajdutë durrsakë që vidhnin celularë

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Ledio Copa 23 vjeç dhe Abdul Tusha 22 vjeç u arrestuan nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit pas një hetimi 1-mujor, në kuadër të operacioni “Shëtitësit”.Sipas policisë ndalimi i tyre u bë pasi më datë 29.08.2015 në lagjen Nr.13 në Durrës i kanë vjedhur me dhunë dy telefona celularë tip Samsung S5 dhe S4 shtetasit J.H. 19 vjeç,banues në Gjakovë,Kosovë.Gjithashtu,nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasit e mësipërm janë autorë edhe të dy rasteve të tjera të njëjta për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.Ndërkohë,nga kontrolli që u krye në makinë shtetasit Ledio Copa i’u gjet dhe i’u sekuestrua:rreth 1 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.U sekuestruan në cilësinë e provave materiale disa celularë të markave të ndyshme;

  • mjeti i kryerjes së veprës penale:Pistoletë lodër dhe
  • rreth 1 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
  • automjeti tip Reanult me targa AA 706 ES.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:
  • ”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenet 139,283dhe 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Ledio Copa;
  • ”Vjedhja me dhunë në bashkëpunim”parashikuar në nenin 139 dhe 25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Abdul Tusha.
arme telefona te vjedhur makine reno