Shkuan ta arrestonin, i dënuari për vrasje qëllon mbi policinë
Forcat RENEA janë angazhuar prej disa orësh në një operacion për arrestimin e një të shumëkërkuari në Orosh të Mirditës që sipas policisë konsiderohet si një person me rrezikshmeri te lartë.Mësohet se Petrit Dushi, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, ka qëlluar në drejtim të policisë e cila i është kundërpërgjigjur po me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka policë të plagosur por dyshohet se mund të jetë plagosur personi në kërkim.Përmes një deklarate për shtyp policia e shtetit informoi rreth orës 11: 30 të 15 shtatorit se aksioni vijon: “Forcat Renea po operojn ne Zonen e Oroshit Mirdite, per kapjen e Personit të shumë kërkuar Petrit Nikoll Dushi i dtl.01.02.1971 i kërkuar per vepren penale te vrasjes dhe fallsifikimit, i denuar me 20 vjet burg."Operacioni po zhvillohet në një zonë malore dhe terren të vështirë dhe personi paraqet rrezikshmeri te theksuar shoqerore.Ne ndihme dhe forca nga ajri- Mësohet se janë angazhuar forca në terren dhe janë dërguar dhe forca nga ajri.“Personi ka hapur zjarr ndaj policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policia nuk ka të plagosur,por dyshohet se mund të jetë plagosur personi në kërkim" informon policia.Petrit Dushi është shpallur në kërkim në tetor të 2013-ës pasi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mark Jaku./Oranews.tv/