Angli, lideri i ri Laburistëve, Jeremy Corbyn: Nuk do të bombardoj ISIS
Disa orë pasi u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn ka deklaruar se është kundër bombardimeve të ISIS në Siri. Ai bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të kërcënimit xhihadist, duke dalë kështu kundër kryeministrit David Cameron.Korbin do të përballet me teste të mëdha në ditët dhe javët e ardhshme si planet për të frenuar sindikatat, shkurtimi i përfitimeve dhe të bashkohet me sulmet ajrore kundër ISIS në Siri.Nga ana tjetër Kryeministri David Cameron është zotuar se ISIS duhet të shkatërrohet në interes të qytetërimit.Xheremi Korbin u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe pasi regjistroi një fitore më të madhe se ajo e Toni Blerit në vitin 1994. Korbin arriti të siguronte 59.5% të votave, duke mundur kështu tre kandidatët e tjerë, Andi Burham me 19% të votave, Ivete Kuper me 17% dhe Liza Kendall e cila arriti të bëjë për vete vetëm 4.5% te elektoratit partiak. Pak minuta pas shpalljes së rezultatit, 66-vjeçari falenderoi zgjedhësit duke e cilësuar procesin si një "ushtrim demokratik"./Oranews.tv/