Sekuestrohet një arsenal armësh dhe një sasi tritoli, arrestohet 67-vjeçari
Një tjetër arsenal armësh është sekuestruar sot në Pogradec dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre.Ditën e sotme (12 shtator) nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në Pogradec, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Spiro Muçllari, vjeç 67, banues në fshatin Vërdovë – Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të marra në rrugë operative si dhe gjatë kontrollit të ushtruar, ditën e sotme, në një magazinë, në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan :1 (një) armë zjarri, Automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, me nr 03990-83,3 (tre) kallëpe lëndë plasësë tritol,5380 copë fishekë model 56, kalibri 7.62mm,2 (dy) armë të ftohta thika, si dhe1 (një) çantë për mbajtjen e fishekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.
