Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani gati 8 herë më i lartë se në 2014, bie numri nga Kosova

Shifrat kokëforte gjermane tregojne se numri i azilkërkuesve nga Shqiperia nuk është  zvogëluar si në rastin e shtetasve nga Kosova por përkundrazi është rritur.Nga një krahasim i shifrave zbulohet se gati janë 8-fishuar kërkesat për azil të shqiptarëve në periudhën janar- gusht 2015, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vijojmë të renditemi të dytë pas sirianëve.Shifrat e bëra publike nga ministria e Brendshme gjermane tregojnë se është rritur edhe numri i azilkërkuesve në gusht të këtij viti në krahasim me korrikun.Janë 8 306 kërkesa për azil nga shqiptarët për muajin gusht, kundrejt 7 6 33 kërkesa në muajin korrik 2015. Ndërkohë  10 440 janë kërkesa të azilkërkuesve nga Siria.Azilkërkuesit shqiptarë janë një fenomen që vijon e shqetëson Gjermaninë, e angazhuar të pranojë strehimin e emigrantëve vendet e origjinës të së cilëve janë në luftë.Bavaria-Ramës: Luftoni shkakun, jepni mesazhin e duhur - "Luftoni shkakun e largimit të mijëra shqiptarëve për të kërkuar azil. Këtë mesazh i ka përcjellë kryeministrit shqiptar Edi Rama homologu i tij bavarez, Horst Seehofer, dje.Në njoftimin zyrtar të qeverisë bavareze theksohet se ky numër i madh i shqiptarëve që mbërrijnë në Gjermani nuk është në interesin e asnjërit prej dy vendeve.“Shqiptarët lënë vendin e tyre për shkaqë ekonomike dhe jo për për shkak të persekutimit politik, ndërsa refugjatët që vijnë nga vende si Siria kanë nevojë vërtet të madhe për mbrojtje dhe kujdes”- thuhet në deklaratën e Qeverisë bavareze.Bie numri nga Kosova- Ajo që vihet re është se ka rënë numri i azilkërkuesve nga Kosova. Sipas shifrave të publikuara nga ministria e Brendshme në krahasim me qershorin 2015, është përgjysmuar numri i shtetasve nga Kosova që kërkojnë azil në Gjermani. Shikoni foton poshteGjermania deportoi dje 80 shqiptarë të tjerë që nuk plotësonin kushtet për azil. Rama deklaroi me 24 gusht: Azilkërkuesit në Gjermani shqiptarë të Greqisë azil kerkues  djali