Grabiti 40 mijë euro në një vilë, arrestohet shqiptari pas 11 vitesh arrati

Në dhjetor të vitit 2004 me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kur ishte vetëm 18 vjeç, kishte grabitur një vilë në zonën e quajtur Gazzola në Itali.Pothuajse 11 vjet pas asaj nate terrori, shtetasi shqiptar, tani 29-vjeçar Besnik Coba, u arrestua nga autoritetet italiane pas një periudhe të gjatë në arrati.Natën e 10 dhjetorit të vitit 2004 , Coba sëbashku me dy shqiptarë të tjerë hynë në një vilë në Borgomasca të Gazzola-s, dhe pasi tërhoqën zvarrë në salon pronarët e shtëpisë, dhe djalin e tyre, nën kërcënimin e një pistolete i morën 15 mijë euro cash dhe një orë Rolex me vlerë 25 mijë euro.Pas grabitjes së dhunshme karabinierët e zonës filluan hetimet pas identifikimit në një kohë të shkurtër të autorëve. Dy prej tyre u arrestuan me 7 vjet burg ndërsa Besnik Coba arriti të humbte nga gjurmët e policisë, raportojnë mediat italiane.Pas vendimit më 16 mars 2014, forcat policore të Piaçencas, arritën ta gjejnë të dyshuarin. Ai gjendej në burg në Shqipëri për vepra penale.Coba ishte i dënuar edhe në Lombardi dhe Luksemburg gjithnjë për grabitje. Agjentët arritën ta gjurmonin atë nëpërmjet shenjave të gishtave. Pas mandatit europian për arrestimin e tij, ai u ekstradua në Itali dhe tani ndodhet në burgun e Rebibbia.[caption id="attachment_578394" align="alignnone" width="220"]unnamed-57-16 Besnik Coba[/caption]blasco arena vernelli-3/Oranews.tv/