Azilkërkuesit, Bavaria-Ramës: Luftoni shkakun, jepni mesazhin e duhur

Luftoni shkakun e largimit të mijëra shqiptarëve për të kërkuar azil. Këtë mesazh i ka përcjellë kryeministrit shqiptar Edi Rama homologu i tij bavarez, Horst Seehofer.Në njoftimin zyrtar të qeverisë bavareze theksohet se ky numër i madh i shqiptarëve që mbërrijnë në Gjermani nuk është në interesin e asnjërit prej dy vendeve."Shqiptarët lënë vendin e tyre për shkaqë ekonomike dhe jo për për shkak të persekutimit politik, ndërsa refugjatët që vijnë nga vende si Siria kanë nevojë vërtet të madhe për mbrojtje dhe kujdes"- thuhet në deklaratën e Qeverisë bavareze.Duke theksuar se nuk ka asnjë shans që shqiptarë të përfitojnë azil Kryeministri bavarez Seehofer mësohet të ketë deklaruar në takim se pavarësisht përpjekjeve Shqipëria duhet të bëjë më shumë për tua bërë të qartë këtë gjë qytetarëve të saj."Mesazhi duhet të jetë ky: Rruga për të kërkuar azil nuk krijon asnjë perspektivë për të qëndruar në Gjermani. Celësi për të reduktuar numrin e shqiptarëve që lënë vendin e tyre është të luftoni shkaqet e largimit"- ka deklaruar Kryeministri bavarez.Ndërkaq Seehofer ka garantuar mbështetje për Integrimin e Shqipërisë.Nga ana tjetër në njoftimin e qeverisë shqiptare theksohet se Rama nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe theksoi se potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve është jashtëzakonisht i madh.