Policia arreston bashkëshortin dhunues, i sekuestron dhe një automatik në banesë

Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë në familje, duke bërë të mundur arrestimin e një shtetasi për dhunim të bashkëshortes.Ngjarja është regjistruar në fshatin Jagodin, ndërsa në pranga ka rënë Aleksandër Kapo.Efektivët e komisariatit të këtij qyteti ishin vënë në dijeni se në familjen Kapo ka një konflikt të mprehtë familjar mes bashkëshortëve Aleksandër dhe E. Kapo.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, u vlerësua situata dhe pasi u ndërhy në banesë policia bëri kapjen e shtetasit Aleksander Kapo te cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale një automatik model 56 kallashnikov me një kreher me 17 fishekë.Kapo u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier.