I dënuar me 6.8 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë, ekstradohet nga Italia

Ekstradohet nga Italia në vendin tonë, 30-vjeçari Rruzhdi Zogu alias Edmond Kondi i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë në 2010.Për ketë vepër penale, shtetasi Rruzhdi Zogu, është dënuar nga Gjykata e Shkalles se Parë Tiranë me vendim Nr 385 datë 12.03.2012, 6 vjet e 8 muaj burgim.Ngjarja ka ndodhur me 05.07.2010, ku shtetasi Rruzhdi Zogu për motive të dobëta ka tentuar të vrasë shtetasin R. D. në ambjentet e një lokali në Tirane duke e lënë të plagosur atë .Zogu pas mbërritjes në Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.