Vuçiç: Serbia do të përballet me probleme të shumta nga 15 shtatori

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç konfirmoi sot se Serbia do të përballet me probleme të shumta duke nisur nga 15 shtatori, datë e hyrjes në fuqi të një legjisclacioni të ri anti-emigracion në Hungari.“Probleme të shumta do të kemi përpara duke nisur nga 15 shtatori”, deklaroi Vuçiç gjatë një interviste për televizionin shtetëror serb (RTS) pa dhënë shumë detaje.Vuçiç duke kujtuar se dimri po afrohet, ftoi bashkëqytetarët e tij të japin prova solidariteti dhe tolerance ndaj refugjatëve.“Ne duhet të përgatitemi për këtë dimër. Pas 15 shtatorit, refugjatët do të ndalojnë në Serbi dhe do të qendrojnë dy apo tre ditë, ndoshta më shumë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për këtë realitet të ri”, theksoi ai.“Iu kërkoj bashkëqytetarëve të mi ta mirëkuptojnë këtë dhe të kuptojnë se vendi ynë nuk do të humbë absolutish asgjë”, nënvizoi kryeministri.Miratuar nga Budapesti, disa masa që do të marrin efekt më 15 shtator kanë për objektib ta bëjnë kufirin hungarez shumë të izoluar për imigracionin klandestin.Më shumë se 175 000 emigrantë, pjesa më e madhe nga Lindja e Mesme dhe me destinacion Evropën perëndimore, kanë hyrë në Hungari këtë vit, pjesa më e madhe nga Serbia. / Marre nga ATSH