Hoteli 5 vjet pa licencë, ndjekje penale 9 tatimorëve në Korçë

Në Korçë janë proceduar në gjendje të lirë 6 inspektorë tatimesh dhe 3 ish nëpunës pranë Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë, për akuzën e shpërdorimit të detyrësHetimi ndaj tyre nisi pasi nuk kanë ushtruar kontrolle në një hotel në lagjen 13 në Korçë, i cili prej vitit 2010 rezultonte i palicencuar në QKR.Procedimet janë kryer nga krimi ekonomik për akuzat shpërdorim detyre dhe fshehje e të ardhurave.Në hetim janëA.L, vjeç 64, banues në Korçë,S.B, vjeç 34, banues në Korçë,G.K, vjeç 46, banues në Pogradec,L.Z, vjeç 35, banues në fshatin Ponçarë – Devoll, (larguar nga detyra në vitin 2013).E.B, vjeç 43, banues në fshatin Qinam – Kolonjë, (larguar nga detyra në vitin 2013).R.P, vjeç 39, banues në Korçë, (larguar nga detyra në vitin 2013).L.K, vjeç 50, banuese në Korçë,E.SH, vjeç 40, banues në fshatin Vithkuq – Korçë, si edheA.K, vjeç 59, banues në Korçë.“Procedimi penal ndaj tyre filloi sepse, dyshohet që këta punonjës, që nga viti 2010 e në vazhdim, nuk kanë ushtruar kontroll, në subjektin që ka për aktivitet Hotelin në lagjen 13, pronë e shtetasit me inicialet Dh. L, vjeç 61, banues në Korçë"  thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 180 e 248 të Kodit Penal.”/Oranews.tv/