Vazhdon aksioni në Shkodër e Korçë, Bizneset: Informaliteti favorizoi konkurrencë të pandershme
Informaliteti ka mbizotëruar edhe në dyert e bashkisë Shkodër, pak metra larg qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit. Aksioni i grupeve tatimore është ndalur në një prej lokaleve që operonte në hyrjen e pasme të bashkisë, ku u konstatua se ishte i paliçensuar.Pasi ishte paralajmëruar njëherë, sot u sekuestrua nga tatimorët.Teuta Harusha, inspektore e drejtorise se tatimeve Shkoder: “Nuk kemi hasur asnjëherë në rezistencë ndaj pronarëve që nuk kanë lejuar të kryhet konfiskimi, janë të gjithë të mirëkuptueshëm”.Efekti i aksioneve është ndjerë jo vetëm tek biznesi por edhe tek qytetarët që kanë nisur në masë të kërkojnë kuponin tatimor.Në Korçë tregtarët pohojnë se aksioni duhet të ishte bërë edhe më herët, pasi në gjithë këto vite u favorizua konkurrenca e pandershme.Në 10 ditët e aksionit në kanë kaluar në sitë qindra biznse në të gjithë vendin. Shumë prej tyre prej vitesh në informalitet të plotë i kanë shkaktuar shtetit miliona lekë dëme.