Rritet numri i minorenëve të pashoqëruar, në 6 muaj u kthyen në Shqipëri 91 prej tyre

 Bashkimi Eurpoian shpreh shqetësimin se Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve nga Ballkani perendimor mes të cilëve gjenden minorenë të pashoqëruar nga prindërit. Ata rrezikojnë jo vetëm të shfryëzohen për punë por edhe të trafikohen. Sfidat e vendit, sipas shefit të operacionales të BE në shqipëri Yngve Engstromen,  janë të mëdha.Yngve Engstromen: “ Për BE-në është shqetësim numri i madh i emigrantëve. Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve e si pasojë edhe emigrimi i të miturve të pashoqëruar është problematik. Në këtë tryezë të përbashkët është për t’u vlerësuar dialogu i vendeve të Ballkanit. Do të shohim plane konkrete”.Autoritet e ministrisë së brendshme raportojnë se për 6-muaj 91 fëmijë të mitur që janë gjetur të pashoqëruar ne vendet e BE janë kthyer në shqipëri dhe 76 raste prej tyre po trajtohen nga shërbimi social shtetëror ndërsa të tjerët janë në process vlerësimi.Elona Gjerbrea: “Nga janari 2015 e deri tani janë 91 raste minorenësh të pashoqëruar,  76 raste janë vlerësuar nga shërbimi social shtetëror dhe 15 janë në proces vlerësimi. Të gjithë këto janë raste të shtetasve shqiptarë, ne jemi në kontakt me të gjitha autoritetet gjermane, angleze, franceze”.Vendet e Ballkanit po shohin mundesinë e hartimit të  politikave për azilantët e kthyer. Ministria e brendshme po harton një draft plan emergjence për minorenët ndërsa BE me një fond prej 8 milionë euro mbeshtet vendet e rajonit per azilantët e kthyer.minoretenett