Investitorët e huaj: Lufta ndaj informalitetit parandalon rritjen e taksave

Investitorët e huaj mbështesin aksionin e qeverisë kundër informalitetit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Shoqata e Investitoreve te Huaj vlerëson se  ky është një hap më se i mirëpritur.Investitorët e huaj besojnë se një luftë efektive ndaj informalitetit është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar një rritje të mëtejshme të taksave, e cila do të pengonte rritjen ekonomike.Sipas kësaj shoqate, lufta ndaj ekonomisë informale është një ndër sfidat e Shqipërisë, e cila është konsideruar si një nga pengesat kryesore në mjedisin e biznesit.“Ekonomia Informale dhe Procedurat Tatimore, ndërmjet pengesave të tjera mbeten në krye të listës, me të cilat komuniteti i biznesit përballet në Shqipëri”, thekson Shoqata e Investitorëve të Huaj./Oranews.tv/